Rreziku nga ëmbëlsuesit artificialë

Kohët e fundit është folur së shumti për rreziqet e konsumit të sheqerit. Ai shkakton mbipeshë, sëmundjeve kardiovaskulare, diabeti të tipit 2, por edhe probleme të mëdha në tru.

Prandaj shumë njerëz në përpjekje të të shmangur sheqerin përdorin ëmbëlsuesit artificialë. Sipas një studimi të kryer së fundmi, rezulton se ¼ e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më shumë se 40% e të rriturve, aktualisht po kunsumojnë ëmbëlsues të kalorive më të ulëta.

A janë ëmbëlsuesit artificialë aq të padëmshëm sa njerëzit mendojnë? Hulumtimet e fundit tregojnë se ëmbëlsuesit artificialë mund të shkaktojnë gjithashtu diabet dhe mbipeshë, por gjithashtu mund të kenë efekte metabolike të pamohueshme. Yanina Pepino, profesore e shkencës ushqimore në Universitetin e Illinois, është autorja kryesore e studimit të ri, i cili shfaqet në revistën “Nutrients”. Ajo tregon se ëmbëlsuesit artificialë sjellin efekte në metabolizëm.

“Ajo që të dhënat tona sugjerojnë është që ekzistojnë efekte të mundshme në metabolizëm dhe në kontrollin e glukozës nga konsumi i ëmbëlsuesve artificialë”.

SHKARKO APP