Rreziku nga virusi vdekjeprurës, s’ka masa në kufijtë tokësore, kontrolle në Porte
Rritja e rasteve dhe zgjerimi i hartës së vendeve të prekura nga Koronavirusi ka krijuar një situatë frike edhe në Shqipëri. Por ndërsa në pikat kufitare tokësore ende nuk ka nisur zbatimi i planit të masave, kontrollet janë shtuar në Porte.
Alarmi për rrezikun e koronavirusit kinez nuk ka mbërritur në Pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër.
Ndërsa në Tiranë u mblodh taks forca e posaçme, në këtë pikë kufitare nuk kishte asnjë masë të shtuar.
Situatë ndryshe paraqitet në portin e Vlorës. Aty ka nisur zbatimi i planit të masave, edhe pse thonë se në javët e fundit, nuk ka hyrë asnjë shtetas i ardhur nga vendet aziatike.
Sipas raportimeve, situata përcillet qetësisht në pikat kufitare tokësore, edhe për faktin se Shqipëria nuk vend pritës direkt i shtetasve që vijnë nga Kina.
/Ora News