Rritet numri i fëmijëve që shpërndajnë imazhe seksuale online

Hetimet për fëmijët që ndajnë imazhe seksuale të tyre dhe të tjerëve janë dyfishuar, tregojnë shifrat e fundit. Policia në Angli dhe Uells regjistruan 6,238 vepra penale “sexting”(dërgim ose shpërndarja e imazheve seksuale) të të miturve nga viti 2017-18, me një mesatare prej 17 personash në ditë. Policia tha se raportet përfshijnë fëmijët deri në moshën 10 vjeçare.

Kryeoficeri Simon Bailey, udhëheqësi i shefave të policisë kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve, tha: “Ky është një trend shqetësues në rritje”, shkruan Mail Online.

Numri i rasteve nën moshën 18 vjeç që ndajnë imazhe të pahijshme ose të ndaluara u rrit me një të tretën, në 4,681 vepra të regjistruara vitin e kaluar që përfaqësojnë një rritje prej 131% nga viti 2014-15, me 2,700 incidente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bailey, i cili është kreu i grupit të shpëtimit në Norfolk, tha: ”Ndarja dhe posedimi i këtyre imazheve është kundër ligjit. Pasi një imazh ndahet me të tjerët, mund të shkaktojë turpërime dhe shqetësime të thella”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?