Rritja e makinave elektrike – E shpejtë, por shumë larg zëvendësimit të makinave tradicionale
Transporti elektrik po rritet me një normë të shpejtë në të gjithë botën, por do të duhet kohë përpara se të bëhet zgjedhja kryesore. Nga 5.1 milionë makina elektrike në botë, thuajse 2 milionë janë shitur në Kinë, Europë dhe SHBA, në vitin e kaluar.
Prodhuesit kinez, BYD dhe ‘Bejing Electric Vehicle’, kompania amerikane Tesla dhe Nissan i Japonisë, janë lojtarët kryesorë. Këto kanë prodhuar thuajse 560,000 makina tërësisht elektrike. Ndërkohë që reduktimi i emetimit të karbonit është bërë më strikt, shumë vende po ofrojnë incentive në ndërtimin e infrastrukturës për të inkurajuar shoferët që të konvertojnë automjetet në elektrike.
Norvegjia ofron përjashtime tatimore për blerësit e makinave elektrike dhe 46% e automjeteve në vend janë elektrike. Shenzen është një nga pak qytetet e pajisur me një flotë tërësisht elektrike të autobusëve. Nuk janë vetëm makinat dhe autobusët që po elektrifikohen, por edhe modele të tjera të transportit si motoçikletat dhe anijet.
Megjithatë, do të duhet ende shumë kohë për të reduktuar gjurmët e karbonit, ndërkohë që 38% e energjisë elektrike në të gjithë botën vjen nga djegia e qymyrit.
Ndërkohë që më shumë makina elektrike dhe stacione të karikimit po ndërtohen, kërkesa për energji elektrike pritet gjithashtu të rritet. Sipas analizave të Bloomberg, makinat elektrike do rrisin konsumin botëror të energjisë elektrike me 6.8% deri në 2040.
Ndërprerja e industrisë miliarda dollarëshe të makinave nuk pritet së shpejti, por shumë vende po zhvillojnë modele standardë për infrastrukturën elektrike.
SCAN