“Rruga e Elbasanit”, punimet shkaktojnë trafik

“Rruga e Elbasanit” që nga rrethrrotullimi i Sanatoriumit në Sauk, ka pasur një trafik mjaft të rënduar mëngjesin e kësaj të hënë në drejtimin për t’u futur në Tiranë. Shkak për këtë situatë janë bërë punimet që vazhdojnë prej disa javësh në “Rrugën e Elbasanit” për sistemin e kanalizimeve. Madje edhe ambulanca e ka pasur mjaft të vështirë të kalojë në këtë trafik. Ky segment rrugor prej javësh ka pasur ngarkesë në qarkullim por ditët e fundit trafiku është rënduar ndjeshëm dhe nëse punimet nuk përfundojnë në ditën e parë të shkollës dhe në vijim, kjo rrugë pritet të jetë nga më problematiket në kryeqytet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?