Ruani vete, konsumimi i SHISHA-s shkakton këto tre sëmundje

92 %e rasteve të sëmundjes së kancerit në mushkëri vjen nga thithja e tymrave të ndryshëm, duke filluar nga duhani e deri tek tymi i shisheve.

E kjo e fundit ka bërë bujë tek të rinjtë të cilët argëtohen duke pirë shisha, e nuk i mendojnë farë dëmet që i shkaktojnë organizmit.

Specialisti i mushkërive tregon për tre sëmundjet që i shkakton shisha.

Organizmi i njeriut është i projektuar për të thithur ajër të pastër me qëllim të furnizimit me oksigjen, dhe jo abuzimin të organizmit përmes tymrave të ndryshme.

Njeriu mashtrohet pas tymit të shishes duke menduar se ka përfitim kënaqësie përmes saj, por në fakt është e kundërta, sepse pasojat e tymit që thith njeriu do ti kuptojë pas 30 viteve.

“Trakti respirator është i projektuar që biologjikisht ta thithë ajrin sa më të pastër me qëllim të furnizimit me oksigjen dhe në momentin që ne e abuzojmë këtë princip biologjik qoftë me tym të duhanit, qoftë me tym të shishes që është tani aktuale në Kosovë, atëherë ne e privojmë organizmin tonë nga një proces fiziologjik i cili shndërrohet në patologjik dhe me dëme të mëdha të cilat ne i parashikojmë dhe të cilat nuk janë akute, dhe njeriu mashtrohet sepse mendon që ka përfitim nga duhani apo nga tymi i nargjilesë – shishes, dhe pasojat vijnë pas 30 viteve, por ato janë, dhe atëherë ato janë të riparueshme”.

Specialisti i mushkërive ka shtuar se 98% e rasteve të sëmundjeve të kancerit në mushkëri është pikërisht nga tymrat e ndryshëm, qoftë i duhanit apo llojet tjera.

Bacaj ka shtuar se tymi i shisheve është më i pastër përshkak se i njëjti kalon nëpër ujë në pajisjen në të cilën përdorët, dhe ajo e bënë më të pastër, shkruan In TV.

Doktori ka bërë apel për prindërit që mos t’i lejojnë fëmijët e tyre të shkojnë nëpër lokale nëpër të cilat shërbehen shishat, apo edhe pije të ndryshme alkoolike.

SHKARKO APP