Rubrika gazmore/ Nga pritja e Contes nga Rama, te zhurma në komision që shqetëson Ahmetajn
Nuk kanë munguar momentet pikante përgjatë seancës plenare këtë të enjtë në kuvendin e Shqipërisë. Një tërheqje vëmendje nga ana e kryeparlamentarit Ruçi në drejtim të Kujtim Gjuzit për veshjen e papërshtatshme në Kuvend. Ruçi e ka këshilluar për seancën pasardhëse.
Ndërsa nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi ka thërritur emrin e Rudina Hajdarit për të marrë fjalën në foltore, ndërkohë që kjo e fundit nuk ishte dhe me t’u rikthyer zhvillohet një debat mes tyre për mosprezencën në momentin e anuncimit të emrit.
Një zhurmë e fortë e bezdis Arben Ahmetajn në mbledhjen e komisionit dhe këtë e tregon dukshëm reagimi i tij teksa ndërpret fjalën. Kamera ka fokusuar edhe kryeministrin Rama duke pritur disi në tension kryeministrin e Italisë Conte kurse në sfond po përgatitej ceremonia në ndër të tij.