Rubrika gazmore/ Nga ‘trap’ te ‘vaffan*ulo’, politikanët shthurin fjalorin në fundjavë

Sot rubrika gazmore në emisionin “Kjo Javë” përgatitur nga Riolind Luzi, e ka fokusin tek gjuha dhe fjalori i përdorur nga politikanët. Fjalimet që kanë mbajtur qoftë në seancë plenare e qoftë në deklarata për median.

Deputeti Lefter Maliqi bën një lapsus fillimisht gjatë deklaratës thirrur për gazetarët e teksa mundohet të artikulojë emrin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ngatërrohet dhe shprehet: “trap”. Vetë kryeministri në morinë e batutave të tij, thotë dicka që shkakton të qeshura tek të pranishmit.

Mes shakasë i drejtohet një qytetari italian se nuk do të dëshironte t’ia jepte dorën për shkak të infektimit, por menjëherë shtrëngojnë duart dhe spontanisht përdor shprehjen: “Ma Vaffanculo”. Vështirë se do të harrohet fjala në kuvend mbi gratë nga deputeti i ri Kostaq Papa, teksa flet për sjelljen e tij dhe përvojat personale.

Rubrika gazmore/ Nga ‘trap' te ‘vaffan*ulo’, politikanët shthurin fjalorin në fundjavë

SHKARKO APP