Rudolf Marku fiton çmimin “Kadare”

 

Shkrimtari Rudolf Marku është shpallur fitues i çmimit letrar “Kadare”.

Ku çmim është dhënë nga Fondacioni Mapo, pas një konkursi, ku morrën pjesë disa punime, nga të cilat u vlerësua me çmimin e parë ai i Rudolf Markut.

Çmimi u dha në mjediset e Friend’s Book Houses, një vend i njohur për miqtë e librit në kryeqytet, ku u mlodhën në orën 17:00, shkrimtarë e personalitete të kulturës për të finalizuar edicionin e parë të kësaj natyre, me autorin më të mirë të vitit në prozë. I ngritur me nismën e Fondacionit Mapo, synimi i çmimit është promovimi dhe nxitja e krijimtarisë origjinale shqiptare.

Duke u përballur me prurje të konsiderueshme letrare, juria mes 35 autorëve që kanë paraqitur dorëshkrimet ka selektuar 9 prej tyre. Përgjatë procesit të shqyrtimit të lëndës letrare të paraqitur, juria ka vlerësuar se ka pasur një interes të madh prej autorëve, duke shfaqur tendenca të lëvrimit të gjerë të prozës.

Skema e vlerësimit nga juria për çmimin letrar “Kadare” ishte përcaktuar nga prurjet për të dhënë fituesin e duhur dhe në mënyrë transparente. Ndërsa kriteri për autorët ka qenë dorëzimi i veprës në dorëshkrim, me vlerësimin e hapur: për t’u afruar pa dallim autorë të njohur dhe të panjohur, në lëvrimin e të gjitha llojeve letrare në prozë.

Fituesi, siç është bërë e njohur, do të shpërblehet me 10 mijë euro, ndërsa gara është mbyllur më 31 tetor. Ky çmim shpallet dy ditë para hapjes së Panairit të Librit, duke dhënë një mundësi tërheqjeje të vëmendjes. Ndërsa fituesi botohet ekskluzivisht nga Botimet Mapo dhe ia kalon të drejtat e autorit këtij enti. Çmimi “Kadare” është vetëm një pjesë e një katërkëndëshi, ku përshihet Qendra e Studimeve Letrare “Kadare”, Ditët Letrare të Razmës dhe hapja e një dege për “Shkrimin Krijues (Creative Ëriting) në UET. Ndërsa suplementi i fundjavës në gazetën Mapo, “Mapo Libri&Ide” do i kushtohet vetëm letërsisë. Në vitet e ardhshme ky çmim do të jepet në javën e parë të muajit maj, në Ditët Letrare të Razmës. Por çmimi “Kadare” vetëm këtë vit do të akordohet në muajin nëntor, ndërsa në vitet e ardhshme themeluesit e çmimit kanë vendosur ta akordojnë në muajin maj, gjatë aktivitetit “Ditët Letrare të Razmës”, të organizuar nga Qendra e Studimeve të Letrave Shqipe “Kadare”.

SHKARKO APP