RUSI – Oliver Stone kërkon të bëjë një film mbi Vladimir Putinin

“Nuk flasim thjesht për një fikshën mbi Putinin, por do të dëshiroja ta intervistoja për të treguar këndvështrimin që amerikanët nuk duan të dëgjojnë”, shtoi kineasti që takoi Putinin të martën në mbrëmje në një teatër moskovit.Por Oliver Stone nuk shprehet nëse kreu i Kremlinit e ka dhënë miratimin e tij për këtë intervistë apo jo.“Ne jemi në dijeni se Stone po kërkon të bëjë një film mbi presidentin rus”, deklaroi pa dhënë sqarime të tjera zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, i cituar nga agjencia “Ria Novosti”.

Shumë i angazhuar politikisht, Stone ka mbështetur publikisht themeluesin e “WikiLeaks”-it, Julian Assange, ish-presidentin e Venezuelës, Hugo Chavez, si dhe drejtuesin kubanez, Fidel Castro.

Kineasti, që sapo ka realizuar një dokumentar serial me dhjetë epizode të titulluar “SHBA-ja, historia që nuk është thënë kurrë”, që flet mbi ngjarjet më të errta të historisë amerikane, por bashkëpunon me disa ukrainas mbi një dokument të titulluar “Ukraina në zjarr”, për të cilin dëshiron gjithashtu të intervistojë vladimir Putinin.

Filmi i tij i radhës i dedikohet Edward Snowden-it, ish-këshilltar i Agjencisë Amerikane të Sigurisë (NSA), i strehuar në Rusi, i cili rrezikon deri në 30 vite burg në SHBA për spiunazh

SHKARKO APP