Rusia zhvillon aktivitetin kulturor “Dialogu muzikor Rusi-Shqipëri”

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Rusi, Arben Gazioni ishte i pranishëm në aktivitetin kulturor “Dialogu muzikor Rusi-Shqipëri”, i zhvilluar në Moskë në sallën e muzeut Vernadskij.

Sipas brimeve nga ambasada e Shqipërisë në Rusi, në këtë aktivitet u ekzekutuan vepra të kompozitorit shqiptar Aleksandër Peçi dhe të autorëve rusë nga Konservatori i Çajkovskij.

Në aktivitet morën pjesë dashamirës të muzikës dhe anëtarë të Shoqatës së Miqësisë Rusi-Shqipëri.

SHKARKO APP