“Sa e turpshme, një grusht njerëzish servilë”, Binaj reagon pas shembjes së Teatrit: Vetëm ti rrinë pas shijes 1-shit

Teksa sheh rrënojat e Teatrit Kombëtar që t’i shemben përpara syve, aktori Flor Binaj nuk e ka fshehur indinjatën me qeverinë, teksa thotë se sot u vra një gur i çmuar i kujtesës së qytetit.

Në një postim në rrjetet sociale, Binaj shkruan se është e turpshme që të shohësh një grusht njerëzish që janë të gatshëm që të hedhin në tokë gjithçka, për tu bërë servilë të një njeriu.

Postimi i plotë i Binajt: Sot, 17 Maj 2020 është një nga ditët më të trishtuara të jetës time… Sot, si hajdutët natën, shkuan dhe shëmbën fasadën e teatrit…tashmë çdo vendimarrje e qeverisë merr kuptim…zgjatja e gjendjes se fatkeqsisë natyrore me muaj më shumë, mungesa e gjykatave, nuk lejohet të dalësh pas orës 17:30, nuk lejohen grumbullimet mbi 3 veta, qytetarēt mund të lëvizin nga ora 05:30 e mëngjesit ndërkohë që teatrin e shëmbën në orën 4 dhe shumë e shumë gjëra të tjera…

Sot u vra një gur i çmuar i kujtesës së qytetit sepse ata që janë për të na shërbyer neve, po fshijnë kujtesën historike që të mbahet mënd vetëm historia e tyre!E turpshme se si një grusht njerëzish, janë të gatshëm të hedhin në tokë gjithçka që u përket të gjithëve, vetëm për t’u bërë servilë të shijes së 1 njeriu.Keqardhje për Shqipërinë dhe për shqiptarët, për artin…

SHKARKO APP