Sa flirtojnë shenjat e horoskopit

Mund të duket e lehtë t’i afrohesh një të panjohuri, por praktika ka treguar të kundërtën. Ju nuk e njihni personin përballë ndaj çdo fjalë e juaja duhet të jetë e mirë-menduar. Nëse jeni të zotët mund ta psikologjisni këtë të fundit dhe të qëlloni me shenjë! Do të habiteshit po të mësonit se shenja e horoskopit ju bën një flirtues të zotë ose një flirtues të paaftë.

Zbulojeni si flirtojnë 12 shenjat e zodiakut

Dashi: Nuk i bien gjatë, nuk planifikojnë, por vetëm veprojnë ! Nëse nuk ua ktheni, kjo shenjë do të largohet për të “gjuajtur” një pre tjetër.

Demi është shenjë romantike, sensuale ndaj këta të fundit presin gjithmonë momentin e duhur për t’ju afruar sepse nuk duan të refuzohen.

Binjakët: Arma e tyre janë fjalët ! Nuk do e kuptoni as vetë se si do të bini në grackën e kësaj shenje! Do t’ju bëjnë për vete pa shumë mundim, pasi binjakët janë të parezistueshëm.

Gaforrja nuk është një flirtuese e zonja, por nëse merr mundimin t’ju flasë e para do e bëjë me mature dhe shumë kujdes sepse e urren të refuzohet (njësoj si demi – të dyja shenja romantike)

Luani: Nëse luani është i interesuar për ju, e sigurte që do jua bëjë të ditur, sepse me këtë shenjë nuk ka lohra të dyfishta ose prapa krahësh ! Ata janë të drejtpërdrejtë !

Virgjëresha shenja analitike e zodiakut: Do t’ju duket sikur po dilni me një dedektive, nga pyetjet e shumta që do t’ju drejtojë ! Janë mjeshtër të gjuhës së trupit dhe mund t’ju lexojnë nga shumë larg

Peshorja: Një miksim mes të qenurit të turpshëm dhe të drejtpërdrejtë. Ata do bëjnë gjërat e vogla të cilat ju bëjnë të qeshni

Akrepi-Shenja misterioze e zodiakut ! Akrepi i kthen flirtin në një lojë ! Janë elektrizues dhe do ta keni të vështirë t’u rezistoni!

Shigjetari: Ata flirtojnë me të gjitha mënyrat, por nëse ua vështirësoni gjërat, largohen

Bricjapi: Janë strategjik të lindur dhe flirtin e kthejnë në një “plan pune” Lëvizjet e tyre janë të mirë-menduara dhe “pro-të ” apo “kundër” janë të planifikuara.

Ujori: Modestë dhe indiferentë ! Do t’ju tërheqin si me magji dhe do te jeni ju te paret qe do u flisni edhe nëse nuk do e kishit qellim ! Ujori është flirtues pasiv.

Peshqit: Të magjishëm edhe ndonëse ndonjëherë mund të japin përshtypjen e keqe, sidomos me tërheqjen kur ju shikojnë në sy.

SHKARKO APP