Sa herë dhe me sa gradë duhet t’i lash pizhamet

Një nga veshjet që i duam aq shumë janë pizhamet. Shumë prej nesh nuk iu rezistojnë dot deri sa ti veshin e të rrinë rehat në shtëpi, duke lexuar, duke parë Tv apo thjesht duke biseduar me familjarët. Por një lajm i fundit tregon se nuk po i lajmë aq shpesh sa duhet, ose nuk po i ndërrojmë.

Ekspertët thonë se pizhamet duhet të ndërrohen çdo tre herë të veshura, pasi bakteret që nuk shihen me sy të lirë depërtojnë në lëkurë dhe mund të kthehen në rrezik për shëndetin. Kështu sigurohuni që pizhamet të jenë të pastra e të lara, kështu asgjë e keqe nuk do ndodhë.

Sa i përket procesit të larjes, profesoreshë Lisa Ackereley nga universiteti i Salfrodit tha për Mail Online se pizhamet duhet të lahen në 60 gradë celsius dhe me një produkt të lëngshëm dezinfektues për të zhdukur 99.9 % të baktereve.

SHKARKO APP