Sa më pranë njerëzve, aq më të lumtur janë delfinët

Shkencëtarët, të cilët punojnë me delfinët në parkun ujor afër Parisit, janë përpjekur të masin ndjenjat e delfinëve që jetojnë në rezervate.

Kërkuesit thonë se ky është projekti i parë për të ekzaminuar gjendjen e delfinëve gjatë kohës që janë ‘në robëri’ dhe cilat aktivitete ata pëlqejnë më shumë.

Ata zbuluan se gjitarët ujorë parapëlqejnë të bashkëveprojnë me një njeri të njohur për ta.

Rezultatet, thonë ata, “tregojnë se sa më të lidhur të jenë me njerëzit, aq më mirë ndihen delfinët.”

Studimi, i publikuar në revistën “Applied Animal Behaviour Science”, (Shkenca e sjelljeve të kafshëve) ishte pjesë e një projekti 3-vjeçar, i cili studionte mirëqenien e delfinëve në një zonë të kufizuar.

Kryetarja e kërkimeve Dr Isabella Clegg, punoi në Parc Astérix, një ndër parqet ujore për delfinë më të mëdhenj në Francë.

Me kolegët e laboratorit të sjelljes së kafshëve të Universitetit të Parisit, ajo krijoi eksperimente për të deshifruar sjelljen e delfinëve në thelb duke kërkuar pozicionet fizike që tregojnë se si ndiheshin kafshët.

“Ne donim të gjenim se cilat ishin gjërat, në një zonë të izoluar, që delfinët pëlqenin të bënin më shumë”, – tha për BBC Dr. Clegg.

Për këtë, ajo testoi tre aktivitete,një trainer që vinte të luante me delfinët duke vënë lodra në pishinë dhe tjetra i la delfinët të bënin çfarë dëshironin.

“Zbuluam një rezultat shumë interesant, të gjithë delfinët dëshironin më shumë të bashkëvepronin me një njeri të njohur për ta”, – thotë Dr.Cleigg.

Kafshët treguan se mezi prisnin të shihnin trajnerin e tyre dhe rrinin me fytyrë nga drejtimi ku shfaqet zakonisht ai.

Delfinët rritën nivelin e tyre te aktivitetit në pishinë dhe shpenzuan më shumë kohë në sipërfaqe të ujit.

“E kemi parë këtë gjë në kopshte zoologjike dhe në fermat e kafshëve, – tha Dr. Cleigg, duke shtuar se, – për delfinët një marrëdhënie e mirë me njerëzit, do të thotë një mirëqenie më e mirë për ta.”

SHKARKO APP