Sa para të duhen për të qenë i lumtur? Përgjigja jo e thjeshtë

Marrim tre gra si shembull, të gjitha të pamartuara rreth moshës 33 vjeç, që jetojnë në SHBA. Njëra fiton 40 mijë dollarë në vit, tjetra 120 mijë dollarë dhe e treta 200 mijë dollarë. Kush mendoni se është më e lumtur?

Sipas një studimi të publikuar së fundmi në fushën e kërkimit për lumturinë, dy gratë me të ardhura më të larta ka të ngjarë të raportojnë më shumë kënaqësi me jetën e tyre sesa ajo që fitonte 40 mijë dollarë.

Psikologët thonë se ajo që fiton 200 mijë dollarë, nuk është më e lumtur se ajo që fiton 120 mijë. Kjo për shkak se të dyja gratë me 120 mijë dhe 200 mijë kanë të ardhura më të mëdha se 105 mijë, një shifër që në Amerikë konsiderohet në terma të duhur, si pika e ngopjes dhe se më pas nuk i rrisin ambiciet të cilat nëse realizohen sjelli lumturi.

Studimi bazohet në një sondazh të kënaqësisë për jetën e kryer në mbi 1 milion njerëz si pjesë e Gallup World Poll. Të anketuarve në mbarë botën u është kërkuar të vlerësojnë jetën e tyre në një shkallë prej 0-10, ku 0 është “jeta më e keqe e mundshme” dhe 10 është ”maksimalja”.

Studiuesit analizuan marrëdhënien midis vlerësimit dhe të ardhurave familjare. U zbulua se në çdo rajon të botës, pavarësisht statusit, gjinisë apo moshës, ato me të ardhura më të larta janë më të lumtur. Por gjithashtu u zbulua se ekziston një nivel i të ardhurave në të cilën lumturia nuk rritet. Grafiku më poshtë tregon “pikën e ngopjes” për zona të ndryshme të botës.

Të ardhurat konvertohen në dollarë amerikanë dhe përshtaten për ndryshimet në fuqinë e shpenzimeve në vende të ndryshme. Psikologët nga Universiteti Purdue dhe Universiteti i Virxhinias, nuk janë të parët që studiojnë faktin se si të ardhurat lidhen me kënaqësinë e jetës. Në vitin 2010, Angus Deaton dhe psikologu Daniel Kahneman, zbuluan se pika e ngopjes për familjet amerikane ishte rreth 75,000 dollarë. /Tirana Post/

SHKARKO APP