SAD, përse kush feston sot nuk ka partner e as dashnor dhe një histori e trishtë Shën Valentini

Prej disa vitesh për të gjithë ata që nuk kanë mundur dot që të festojnë Shën Valentini, si ditë feste është quajtur 15 shkurti. Behte fjalë për ditën e atyre, që për çfarëdolloj arsyeje nuk janë në një lidhje.

Në pamje të parë kjo “festë” duket si një legjendë urbane, por në fakt ajo ekziston. Njihet si Dita e Ndërgjegjësimit e Personave Single, që njihet me akronimin SAD. Jo më kot SAD do të thotë edhe i trishtuar në anglisht.

Kjo ditë festohet në data të ndryshme në vende të ndryshme të botës dhe shërben për të kujtuar se janë qindra miliona njerëz që nuk janë në një lidhje.

Por ndërkohë mos mendoni se gjithçka shkoi shumë mire edhe një ditë më parë kur ishte dita e të dashuruarve dhe të gjithë e mendojnë si një festë romantike. Një rast në Gjermani po bën bujë në gjithë  Europën dhe ka bërë të mendohet shumëkush, se sa e vërtetë është e gjithë fasada e ditës së të dashuruarve.

Një person në Zarbryken kishte lënë takim me të dashurën, të cilën do e befasonte me një buqetë të madhe lulesh. 28-vjeçari mbërriti pak më herët për të takuar të dashurën 26-vjeçare, por kur hyri në dhomën e gjumit, e kapi në flagrancë me të dashurin tjetër të saj, një 22-vjeçar. Nga zemërimi ia përplasi në kokë konkurrentit vazon e luleve. Për shkak të plagëve, I riu përfundoi në klinikë, kurse për djaloshin e zhgënjyer nga dashuria e tij pikërish ditën e Shën Valentinit, kanë nisur hetimet për plagosje të rëndë.

SHKARKO APP