“Sandër Lleshi, një katolik europian dhe vizionar”

Nest Zefi,
Itali
(Shkrimi botohet në dialektin gegërishte, pasi autori e kishte kusht)
Jam kenë ndër të parët, ndoshta krejt i pari që kam ba nji shënim të shkurt në profilin tim te fb mbi lajmin e caktimit të gjeneral Sandër Lleshit në detyrën e Ministrit të Brendshëm dhe tue kenë se edhe realiteti jonë virtual e masmediatik i ngjan nji katundi të vogël sikur asht Shqipnia, në sensin se e njohim njani tjetrin tue fillue të kryetari i Shtetit e deri te kryeplaku i katundit ma të humbun, pashe qe gezimi jone u kishte krijue probleme disave.
Në këtë kontekst, nuk m’u desht shumë më inkuadrue disa shkrime gati plagjaturë e natyrisht të keqkuptueme të disa “operatorëve të medias” të cilët rrinë mbas “gardhit” per me bubrrue ndonji ide të tjetrit në mungesë të ideve të veta. Kjo mënyrë e trajtimit të fakteve apo ndodhive, aq ma tepër kur intrumentalizohet për qëllimë politike të “Pashave” të cilëve u shërbehet, të shtyn me i kuptue gjanat ndryshe e me vazhdue në mjerimin ideor, tue konfirmue thjesht statusin e grafomanit, pavarsisht se mund të shkruesh në mediat ma me peshë, prezumue se kanë ndonji peshë ato të Shqipnisë aktuale.
Galaksia e katolikëve sociologjik, gjys katolikeve, pra, e gjysmakëve në bashkëpunim me spondën otomane e ka nuhat se simbolika e zgjedhjes së Sandër Lleshit, nji qytatari të zakonshëm e model të Shqipnisë, larg ekstremizmave e ngushtësive provinciale, tipike të nji vendi si Shqipnia, ka nji domethanie të madhe per ta distancue vendin prej mocalit ku vegjeton dhe me e afrue edhe ma shumë atë me Europën.
Në mungesë të argumentave dhe të xanun në befasi prej lëvizjes të Edi Ramës, kishin fillue “masturbimet komplotiste” në qendër të cilit asht githmonë termi “katolik” i cili trajtohet me atë subkoshiencën e helmueme prej propogandës të gjatë komuniste.
Personalisht e kam përmend përkatësinë fetare të Sandrit jo në sensin e tifozit fanatik me iu kundërvue pjesës jo katolike por thjesht si vlerë e shtueme që ka gzue jo vetëm katolikët por të gjithë shumicën e shqiptarëve prej veriut e deri ne jug pa dallime politike e fetare dhe si nji moment thyemjet me përfaqësimet për faqe të zezë të komunitetit tonë me katapultimn e “katolikëve të tredhun” që janë ba paterice e modelit ma të thekun otomano-komunist, i cili në emën të medemek “antikomunizmit” po krijonte nji barbari të vërtet përcamjet ndër shqiptar rë në fund shekullin e XX sa me ia pasë lakmi edhe Perandorisë Otomane.
Gjuha percarëse, sektare e “shahidëve të persekutuem” prej paranojave të tyne, pati nji harlisje aq të frikshme sa duhet me ndërtue nji disiplinë të re psikopolitike për me e studjue me nji status epistemologjik serioz. Në nji vend që jep pensione për “veteranë” të nji luftë të paluftueme gjatë konfliktit të dytë botnor, e letra me birë për nji pjesë të mirë të përsekutuemësh  aksidental gjatë sistemit komunist e që në thelb ka si qëllim primar sfumimin e profanimin e asaj qëndresë të vërtet antikomuniste të përfaqësueme prej klerit katolik e besimtarëve të saj autentik, shkalla e konfuzionit dhe akrobacinave qesharake asht e garantueme.
Prandaj, leximi i fenomenit të “Ekstremistit” Lleshi, tue perifrazue nji frazë mjerane të ish toger Nishanit në drejtim të Gjeneral Sandrit, i sapoemnuem ministër, të cilën ai e kishte shkarkue sikur të ishtë shegert të shpia e tij, ka xjerrë jashtë fazet apo cue per “lesh”  shumë otoman të thekun, modeli i të cilit mban akoma peng Shqipninë. Harrojnë këto mjeran se nji katolik autentik asht “ekstremist” vetëm në sensin e dashnisë e shërbimit ndaj tjetrit mbasi cdo njeri shihet si imazh i Zotit. Pikërisht për këtë arsye, jam i bindun se “ekstremisti” Sandër Lleshi do ta ushtrojë përgjegjsësinë e detyrës me randësi që i asht ngarkue  me skrupullin e shërbimit ndaj të gjithë qytetarëve shqiptar e koshiencën e të kshtenit para Zotit që asht garanci e dyfishtë për me ba ma të mirën e mundshëm si Ministër i Brendshëm. Simbolika e nji modeli të ri e pse jo edhe rruga e nji përfaqësimi të balancuem të krejt shprehive plurale të realitetit shqiptar, fisnikërojnë zgjedhjen e Gjeneral Sandër Lleshit në krye të ministrisë ma të rëndësishme të vendit.
Kam vu oroe se këto grafoman medemek gazetar, i kërkojnë Edi Ramës pse nuk e bani deputet Sandrin tue harrue se me këtë cka thonë i japin vlerë Edit sepse e ka tuejt nji aset të rezervës të Republikës  tue mos  rreshtue në radhët e produktit ma të keq të mundshëm që Shqipnia ka shpreh në Kuvendin e saj.
Degradimi i spektrit politik në hajduta të rëndomtë paresh e karrigesh pushteti zhvatës e ka zanafillën jo vetëm në vazhdmësinë historike që vazhdon qysh me pushtimin osman por edhe me fazën kalbëzuese të instalimit të vandalizmit politik mbas implodimit të turpshëm të sistemit monist në vitet ‘90.
Tue kenë se në të gjitha shkrimet e mia i mëshoj me forcë e në mënyrë konsekuente elementit të përfaqësimit në kuota dinjitoze të bashkësisë katolike, më ndodh që disa katolikë më kundërshtojnë e cuditërisht miqtë mysliman me mirëkuptojnë dhe askush nuk e merr mundimin me kuptue se cilësia e nji demokracie të vërtet qëndron në kooperimin e barabartë të elementëve konstitutiv të nji shtetit apo kombi. Prandaj, për sa kohë ka dizbalancë përfaqësimit nuk ka progres ai vend dhe historia në rastin shqiptar kët e ka kallxue bollshëm e rasti i Gjeneral Sandrit që ka marrë nji vlersim transversal dëshmon se shqiptarët vullnetmirë duen demokraci përfaqësuese që të con në destinacionin e tyne natyror, pra, në Europë.
Gjeneral  Sandër Lleshi, si rezervë e cmueme e Republikës Shqiptare, meriton të jetë në përspektivën e nji qeverie me bazë të gjanë që shumë shpejt ka gjasa me ardhë, Kryetari i saj, tue kenë drejtuesi i parë modern me përkatësi katolike mbas Gjergj Kastriotit në kohën e Mesjetës. Simbolika ka gjithmonë randësinë e saj profetike.

SHKARKO APP