Sarës dhe Ledjonit! Ish nata e yjeve që bien!

Nga Klodjana Haxhiaj-

Sares dhe Ledjonit! Sot ish nata e yjeve që bien!

Pse u vranë Sara e Ledjoni? Ç’është kjo dorë gjakatare, qe sot vrau e shoi tre breza? Po Sarës e Ledionit çfarë t’i themi?’ Ka kurajë kush t’u thotë shumëçka?

Swiss Digital Desktop Reklama

Shshshah vrasësi është i lirë! Na përqesh të gjithëve e na ngërdheshet në fytyre! Ç’leeeebeti! 2 femijë ngrinë akull e asnjë prej nesh s’ka frymë t’u jape t’i ngrohë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Llahtare të tille se kish dëgjuar Shqipëria kurrë, as në kohë lufte! Në një natë të vetme ushtarët serbe e dogjën shtëpinë e heroit Adem Jashari! Me lufte ama , e shpirt ndër dhëmbë ranë heronj!

Ai e familja u vranë për një kauzë! Mbetën gjallë në memorien e kombit!

Po familjen Zykaj të mjerët kush t’i qajë e me çfarë fjale t’i përcjellin? Ka kush kurajë t’u thotë fëmijëve se pse i vranë?

Vrasësi po na komenton nga Facebooku! Hapu tokë! Si do hapesh për tre breza njëherësh?!

Ah kush t’i qaje me ligje ata 2 zogj, Saren e Ledjonin! Kush do ju thotë bir!!

C’kujë duhet të zbresë qielli sot e në vijim! Sara e Ledjoni u vranë së bashku me prindërit, gjyshërit , xhaxhain e nusen e tij! Sara e Ledjoni ikën në të njëjtën ditë me ata që i deshën më shumë!

Po c’panë në sy vogëlushet, si nuk mbeti njeri gjallë t’u jepte zemër e t’u thotë se kjo është vetëm një ëndërr e keqe?! Gjyshja t’u thosh se nuk është e vërtetë! Babai t’u jepte siguri se panë një ëndërr të zezë! Gjyshi t’i ledhatojë me fjalë gjyshi…. nëna t’i mbajë në gji të mos frikësohen më! Vasilikë e mjerë, si nuk i shpëtove dot të vegjlit e t’u o nënë zezë! Ç’ ju panë sytë o zogj që shpejt shumë iket nga kjo botë! Kishit qenë ndonjëherë për pushime se femijët e tjerë janë në plazhe… ah zogj iket për asgje për budallallikun e një të marri!

Si nuk shkrepi rrufeja atë minutë, si nuk shfyu qielli frymën të ndalte gjëmën këtë të premte të zezë? Kush do t’ju vajtojë o zogj që pate llahtarin në sy, që shuat yjet sonte, e mbyllet pragun e derës? Të vegjël që nuk u rritet dot kurrë! Mos bëni zhurmë! Edhe unë pa zë do ju qaj! Krimineli është i lirë! Na ka ngritur pritë të gjithëve, pritë për të na ndalur shpirtin të qajë!!

*Publikuar dje në ‘Facebook’

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?