Sateliti regjistron fakte dramatike për pinguinin mbret

Kolonia më e madhe e pinguinit mbret në botë është zvogëluar për 88 për qind gjatë 30 viteve të fundit, sipas imazheve të satelitëve me rezolucion të lartë që kanë ndjekur rënien drastike që nga vitet 1980.

Hulumtimet e botuara në revistën “Antarctic Science” thonë se imazhet ajrore dhe satelitore tregojnë një të ardhme shqetësuese për koloninë, që ndodhet në Île aux Cochons të pabanuara të Francës në Oqeanin Indian, midis Afrikës dhe Antarktidës.

Gazeta thotë se vetëm 60,000 çifte mbarështuese të pinguinit mbret kanë mbetur në në fotografitë e marra midis 2015 dhe 2017 nga rreth gjysmë milion çifte të regjistruara në vitin 1982.

“Është krejtësisht e papritur dhe veçanërisht e rëndësishme pasi që kjo koloni përfaqësonte gati një të tretën e pinguinit mbret në botë“, tha autori kryesor Henri Weimerskirch, i cili vizitoi së pari koloninë në vitin 1982.

SHKARKO APP