Së bashku për të ruajtur sigurinë globale shëndetësore
ZHOU DING
Në fillim të vitit 2020, epidemia e papritur e koronavirusit të ri doli në Kinë. Qeveria kineze i kushton vëmendje të madhe dinamikës së kësaj epidemie dhe me një qëndrim të përgjegjësisë së lartë ndaj shëndetit të popullit, ka marrë masat më gjithëpërfshirëse dhe më strikte të parandalimit dhe kontrollit, shumë prej të cilave tejkalojnë kërkesat e “Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit”. Masat e ndërmarra nga pala kineze po tregojnë efekte pozitive. I gjithë populli kinez ka filluar të ndërmarrë veprime, duke dhënë mbështetje të fortë materiale e emocionale për provincën Hubei dhe qytetin Wuhan, që është zona më e prekur nga epidemia dhe vullnetarisht duke pakësuar daljen për të bllokuar transmetimin e virusit. Ekipet mjekësore nga gjithë vendi kanë shkuar në provincën Hubei për të ndihmuar, ndërsa materialet mjekësore po mbërrijnë vazhdimisht. Me gjithë vështirësitë dhe sfidat e mëdha përpara, me përparësinë e saj të sistemit, sistemin e shëndoshë të parandalimit e kontrollit të sëmundjeve ngjitëse dhe me eksperienca të pasura në përgjigje të emergjencave të shëndetit publik, Kina është bindur dhe e aftë që të fitojë betejën kundër kësaj epidemie.
Përpjekjet maksimale të Kinës për të frenuar përhapjen e epidemisë, gjithashtu i japin kontributet e rëndësishme parandalimit global. Pas ndodhjes së epidemisë, pala kineze, aktivisht e vullnetarisht, ka zhvilluar bashkëpunim ndërkombëtar. Në momentin e parë i njoftoi Organizatës Botërore të Shëndetësisë situatën epidemike, identifikoi shpejt virusin dhe ndau informacionet si renditja e gjeneve të virusit. Ekspertët e deleguar nga OBSH-ja shkuan në Wuhan për të ndjekur nga afër situatën. Shumë shtete dhe OBSH-ja vlerësojnë lart masat e forta nga pala kineze në përgjigje të epidemisë. Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së, e përshëndes plotësisht punën parandaluese dhe kontrolluese të palës kineze gjatë vizitës së tij në Kinë. Ai tha se shpejtësia e Kinës për identifikimin e virusit ishte rekord, shkëmbimi i informacionit është në kohë dhe transparent, masat janë me kohë dhe efektive, të cilat kanë ngadalësuar ndjeshëm përhapjen e sëmundjes në vendet e tjera. Z. António Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, vlerësoi përpjekjet e palës kineze, duke thënë se ka besim të plotë për aftësinë e Kinës për të parandaluar e kontrolluar epideminë.
Më 30 janar, OSHB-ja zhvilloi në Gjenevë një konferencë për shtyp, ku u deklarua përcaktimi i epidemisë si “emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar”. Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh gjatë konferencës se qeveria kineze ka ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për të frenuar epideminë. Shpejtësia e Kinës drejt identifikimit, izolimit, marrjes e renditjes së gjeneve të virusit dhe të ndarjes së këtyre informacioneve me OBSH-në dhe botën, përmbajtja e saj për çiltërsinë e transparencën, si dhe vendosmëria e saj për të mbështetur vendet e tjera, janë mbresëlënëse. Kina ka vendosur një model referimi në shumë aspekte. Ai theksoi se bërja e kësaj deklaratë nuk është një votë mosbesimi ndaj Kinës, përkundrazi, OBSH-ja do të vazhdojë të jetë besimplotë për aftësinë e Kinës kundër epidemisë. Në këtë moment, nuk ka arsye për masa të panevojshme për ndërhyrjet në udhëtimin e tregtinë ndërkombëtare, vendet duhet të godasin transmetimin e thashethemeve dhe informacioneve të gabuara, të implementojnë vendimin e bazuar në prova. Mënyra e vetme për të mundur epideminë është që ta gjithë vendet të bëjnë përpjekje të përbashkëta me frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit.
Qysh nga hyrja në fuqi të “Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit” në vitin 2007, OBSH-ja ka përcaktuar si “emergjencat shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar” epidemitë, siç janë H1N1 në vendet si SHBA, Meksikë etj. në vitin 2009, dhe Ebola në Afrikën Perëndimore në vitin 2014. Përcaktimi si “emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar”, ka qëllim për të mobilizuar më shumë burimet ndërkombëtare në përgjigje të epidemisë. Në fazën tjetër, Kina do të vazhdojë të forcojë koordinimin e bashkëpunimin me OBSH-në dhe vendet e ndryshme, në kërkimin e zhvillimin të vaksinave dhe të mënyrës së mjekimit, për të bërë mirë punët e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, duke ruajtur kështu sigurinë globale shëndetësore.
Dashuria ekziston mes njerëzve me gjithë pamëshirshmërinë e virusit, miqësia e vërtetë qëndron në kohë të vështirë. Duke u përballuar me këtë epidemi të papritur, Kina ka marrë mbështetje të shumta nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në momentin e parë i dërgoi mesazhe solidariteti Presidentit Xi Jinping. Shumë miq shqiptarë kanë shprehur solidaritetin dhe urimet e tyre në mënyrë të ndryshme ndaj popullit kinez dhe kanë bërë prezantime objektive për mediat dhe njerëzit mbi aktet heroike të qeverisë e popullit kinez në luftën kundër epidemisë
Megjithëse Shqipëria mbetet si vendi i rrezikshmërisë së ulët të përhapjes së epidemisë, Ambasada Kineze po mban komunikimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm me institucionet përkatëse të qeverisë shqiptare në përgjigje të epidemisë. Momentalisht, shtetasit shqiptarë që janë në Kinë nuk janë të shumtë, por qeveria dhe populli kinez do të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur sigurinë e tyre, si dhe për të zgjidhur në kohë shqetësimet e tyre.
Së fundmi, le të tregojmë respekt për trimat e ekipeve mjekësore që janë në frontin e parë dhe për të gjithë ata që po punojnë me zell në përgjigje të epidemisë, qoftë në Kinë, qoftë nëpër botë! Le të përpiqemi dorë për dore të fitojmë bashkërisht betejën kundër kësaj epidemie!
*Ambasador i Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Shqipërisë