Së shpejti baba, Erion Veliaj flet për herë të parë për djalin që do vijë në jetë

Lajmi se Erion Veliaj së shpejti do të bëhet baba i ka gëzuar të gjithë. Ishte vetë kryebashkiaku dhe bashkëshortja e tij që e ndanë lajmin me publikun me anë të rrjeteve sociale, pak orë pasi qarkulloi një foto e Ajolës me barkun e rrumbullakosur. Përpos faktit që do bëhen tre dhe janë shumë të lumtur për këtë fakt, çifti nuk kishin folur më shumë deri më sot.

Mirëpo në fjalën përshëndetëse për nisjen e garave Rally Albania, Veliaj foli për herë të parë për vogëlushin duke u shprehur se ai me siguri

“Shpresoj që çuni i vogël të lindë shëndoshë e mirë, por po e lashë me Edvin Kasimatin (drejtor Gare) dhe me Juli Dhame (presidente e Garës), do përfundojë këtu dhe do vijmë unë me Ajolën kur të jetë mosha ime, duke e tërhequr zvarrë për në shtëpi. Po e çova në këto drejtimet e tjera, besoj se do t’i futet dhe ai angazhimit publik. Por me një xhaxha si Kasimati dhe një hallë si Juli, them që në këto ambiente do ta shihni shumë shpejt”, u shpreh Veliaj.

 

SHKARKO APP