Sekretet e bukurisë e të suksesit, rrëfehet Inis Gjoni

 

Regjisorja rrëfehet për teatrin, jetën personale si mami ‘single’. Sa e plotësuar ndihet në jetën e saj Inis Gjoni dhe të tjera kuriozitete nga bota shpirtërore e artistes.

Inisi flet me Story për sekretet e bukurisë, dietën e personalizuar që e mban në formë dhe terapinë e saj për një gjendje shpirtërore shumë të mirë.

Ajo që na bën përshtypje kur shfaqesh në ekran është se dukesh gjithmonë e bukur dhe e freskët…

Trupi ka qenë një pjesë shumë e rëndësishme e imja, që në asnjë moment nuk e kam lënë pas dore. Jo vetëm nga ana profesionale si balerinë, por e kisha të qartë që duke mbajtur trupin në formë jam e shëndetshme, ndaj e kam kontrolluar ushqimin në çdo kohë. Me lindjen e vajzës mora disa kile, por erdha shpejt në formë. Kjo pasi unë e di mirë çfarë më bën mirë e çfarë më bën dëm, duke krijuar një dietë për veten time, pa shkuar tek në asnjë dietolog.

Për një gjendje të mirë shpirtërore çfarë bën?

Terapia ime më e mirë është kur lexoj vepra të ndryshme. Më pyesin miqtë dhe habiten, që nuk lexoj romane, pasi lexoj vetëm drama dhe më tërheqin shumë.

E ke dëshmuar në disa raste me veprat e tua se je feministe. Cilët qëndrojnë më lart sipas teje: burrat apo gratë?

Vetë evoluimi i femrës ka bërë që meshkujt të ndihen inferior, pasi femrat mund t’ia dalin si mami ‘single’, janë më tepër të shkolluara, kanë mençuri, aftësi për të thithur informacion, pra nuk janë të cekëta. Femra del më lart dhe në fund dalim në konkluzionin se meshkujt janë ata që hedhin botën në erë, ndërsa femrat janë gjithmonë të kujdesshmet.

SHKARKO APP