Sekretet si ta bësh burrin të vishet më mirë

Ndonjëherë është aq e vështirë ta bindësh burrin që ke në krah të vishet ashtu siç do ti ose të paktën të ndjekë pak modën. Për këtë arsye ne po ju japim disa këshilla praktike që do t’ju ndihmojnë në këtë mision “të pamundur”.

Shopping

Mos e lejoni atë që të dalë e të blejë rroba për vete vetëm. Përpiquni të organizoni një ditë pazari në të cilën të shkoni bashkë.

Bëjini dhurata

Dhuratat i pranon edhe mbreti! Kështu që nëse ju i dhuroni diçka, qoftë edhe për t’ju bërë qejfin ai ka për ta veshur.

Shkoni në evente

Merre me vete në evente ku ka një kod veshjeje të përcaktuar. Kështu ai do të mësohet të respektojë edhe rastin me veshjen.

Seleksiononi

Përpiquni të seleksiononi veshjet e tij që ju nuk pëlqeni. Por këtë bëjeni me miratimin e të dy palëve.

Bëjini komplimente

Komplimentimi është një formë për ta bërë atë të ndihet më mirë gjatë kohës që përqafon ndryshimin.

SHKARKO APP