Sekreti i Van Gogh, ja vendi që e frymëzoi për pikturën “Rrënjët”

Një kartolinë shekullore që tregon një korsi rruge franceze ka ndihmuar studiuesit të krijojnë një përfytyrim të orëve të fundit para se Vincent Van Gogh të kryente vetëvrasje 130 vjet më parë. Në Auvers-sur-Oise, një nga specialistët më të mëdhenj botërorë të Van Gogh, Wouter Van der Veen, ka zbuluar vendin ekzakt që frymëzoi veprën e tij të fundit “Rrënjët”.

Duke vëzhguar kartolinën në bardhezi dhe format e nyjëtuara, studiuesi Van der Veen kuptoi se bëhej fjalë për të njëjtin vend nga ku Van Gogh po pikturonte “Racines d’arbres”. Të njëjtat rrënjë të ekspozuara ende mund të shihen duke u zvarritur në prag në Auvers-sur-Oise, në veri të Parisit, ku Van Gogh kaloi javët e tij të fundit.

“Ajo që ky zbulim bëri më të qartë ishte se sa ai e kalonte ditën e tij duke pikturuar. Kur Van Gogh pikturonte, ai duhej të ishte plotësisht i përqendruar pasi ai nuk ishte një njeri që thjesht hidhte bojë në kanavacë. Ai ishte shumë i kujdesshëm në mënyrën si punonte. Gjithçka mendohej dhe realizohej me kujdes”, tha studiuesi Wouter Van der Veen.

SHKARKO APP