Sekreti që fshihej pas kësaj bizhuterie të Princeshë Dianës

Diana është një prej princeshave të familjes mbretërore që do të mbahet mend gjatë.

Edhe pas vdekjes së saj ajo komentohet shumë për stilin, mënyrën e veshjes dhe misteret që mbetën të pazbuluara.

Princesha lindi më 1 korrik të vitit 1961 dhe u martua me princin e Wellsit, Charlsin, djalin e madh të mbretëreshës Elisabeth.

Nga martesa e tyre erdhën në jetë princat William dhe Harry, të cilët janë trashëgimtarë të familjes mbretërore.

Ajo shfaqej gjithnjë e kuruar në veshje, që i shoqëronte me bizhuteri të shtrenjta.

Megjithatë princesha, kishte një stoli që e ruante me shumë fanatizëm dhe ishte pikërisht një byzylyk me gurë të çmuar.

Nuk ishte e shpeshtë prania e këtij byzylyku në daljet e saj publike, për vetë rëndësinë dhe domethënien që mbarte për të.

Princesha e kishte marrë atë si dhuratë nga princ Charles, i cili për 10 vite me radhë, çdo përvjetor i shtonte një stoli shtesë byzylykut, secila me një kujtim nga pas.

Në të ka një miniaturë të katedrales ku ata u martuan, këpucë baleti që Diana i dëshironte shumë, një ari madje edhe një mollë e një derr (për këtë të fundit mediat britanike thonë se do ketë qenë një shaka mes tyre).

Veçantia janë padyshim germat H dhe W, të emrave të fëmijëve të tyre.

SHKARKO APP