Sëmundjet e rralla nuk janë edhe aq të rralla

Edhe pse sëmundjet e rralla prekin, për nga përkufizimi, një numër shumë të vogël njerëzish, sot më shumë se 300 milionë njerëz në botë jetojnë me një patologji të këtij lloji, thënë ndryshe 4% e popullsisë botërore, sipas një vlerësimi të parë të saktë të këtij fenomeni nga disa studiues të Institutit Kombëtar të Shëndetit dhe Kërkimeve Mjekësore.

Një sëmundje quhet e rrallë kur nuk prek më shumë se pesë persona në 10 000.

Deri më sot, vlerësimi i përhapjes së tyre ka qenë e vështirë, për shkak të mungesës së të dhënave.

Sipas studiuesve, nga 6 000 sëmundje të përcaktuara, 149 janë përgjegjës për 80% të rasteve të rralla në të gjithë botën.

Për më tepër, 72% janë me origjinë gjenetike dhe 70% shfaqen që në fëmijëri./ /ervo/ a.jor.

SHKARKO APP