Serbia edhe në ndeshje sporti shpreh urrejtje dhe racizëm ndaj shqiptarëve

Nga ARIF EJUPI-Ndeshja Serbi – Zvicër 1 me 2 e zhvilluar në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit “Rusia 2018“ nxorri në sheh urrejtjen dhe racizmin e pashëruar të serbëve ndaj shqiptarëve.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq i verifikuar si krah i djathtë i kriminelit Vojsllav Sheshel  me javë të tëra në Mediet serbe këtë urrejtje të tij të sëmurë ndaj shqiptarëve e përhapi edhe tek serbi i vetëm i ngulitur diku në skaj të rruzullit tokësor.

Andaj me sojin e Vuçiqit, Daçiqit, dhe çetnikut provokator e të etur për,gjak shqiptari, kroati e slloveni, Vojsllav Sheshel ,paqja dhe stabiliteti në Ballkan janë të paarritshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Urrejtja e papërmbajtur e Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq, ndaj shqiptarëve s’habit askënd sepse botërisht dihet se ai ishte pjesë e Kabinetit të kriminelit me fund tragjik Slobodan Milosheviq.  

Swiss Digital Mobile Reklama

Kyfarë ministri torollak del edhe qesharak kur pyet:   A do të luajmë me Zvicrën, Shqipërinë apo Prishtinën ?!

Shpirtin e tij  prej çetniku e tundon arritja dhe integrimi i shkëlqyeshëm  i shqiptarëve në të gjitha vendet e botës.

Daçiq e di fare mirë që kombëtarja e Francës gati e tëra përbëhet nga futbollistë me ngjyrë.     

Francezët e civilizuar këtë fakt e marrinë si  krenari,me përjashtim të ndonjë individi me diagnozë të ngjashme me Daçiq.  

Kombëtarja e Gjermanisë, Australisë, Zelandës së Re, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Portugalisë, Italisë, madje edhe ajo e Rusisë, kanë në radhët e veta të paktën një futbollist të huaj, por duke dalluar nga qeniet e tjera të qenurit e tyre njerëz e arsyetojnë me dashuri e respekt të barabartë ndaj secilit, e mos të flasim për zviceranët që japin shembull civilizimi dhe kulture gjithandej botës.

Fitores së kombëtares së tyre ndaj  Serbisë, ata i janë gëzuar në mos më shumë se sa vetë Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon  Behrami dhe Blerim Xhemaili.

Serbia debaklin e saj ndaj Zvicrës po mundohet ta arsyetojë me atë se kinse ka qenë e provokuar kur Xhaka e Shaqiri, shënimin e golave të tyre e festuan me bërje të shqiponjës.

Çmenduria serbe s’do koment. Çfarë mund të thuan serbët kur brazilianët pas çdo shënimi shprehin gëzimin e tyre duke kërcyer sambo ? Me kërcimin e tyre tradicional dhe mjaft tërheqës  festojnë edhe futbollistët e kombëtares së Senegalit dhe ata të Bregut të Fildishtë.

Kjo temë nuk ka nevojë për ndonjë analizë, sepse gjithçka është e kjartë.

Serbisë çdoherë i kanë penguar simbolet tona. Ajo është munduar t’i shuajë ato me vrasje dhe arrestime.

Jemi dëshmitar të një rasti që për botën e qytetëruar është i pabesueshëm.

Në vitet e 90- ta një i ri llapjan derisa po kthehej nga Zagrebi i Kroacisë, ndalohet në Kralevë  të Serbisë dhe vetëm pse iu gjet shalli kuq e zi u mbajt në burg tre muaj.

Udhëheqësit e Serbisë, mbetje të atij regjimi gjakatar po vazhdojnë me të njëjtin avaz pa arritur të kuptojnë që shqiptarët e Kosovës, janë në shtetin e tyre të pavarur dhe sovran.

Ndërkaq FIFA si organi më i lartë ekzekutiv i Futbollit Botëror duhet të tregohet e kujdesshme, dhe të mos bije në grackën e lojërave të pista të Serbisë,sepse nga një organizatë kredibël  me vendime të pamatura mund të shndërrohet në një institucion cirku. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?