Sergio Ramos lë në mes lojën. Zidane: Doli sepse i shpëtoi në brekë!

“Kur natyra thërret, nuk ka asgjë që e frenon”. E ka kuptuar më së miri këtë shprehje mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos që la papritur fushën në minutën e 73-të të sfidës mes Eibarit dhe Realit të Madrid. Skuadra po luftonte për të gjetur golin e fitores pasi rezultati ishte 1-1, por kapiteni i “galaktikëve” vendosi të shkonte me vrap në tualet duke lënë me 10 lojtarë ekipin, pasi Zidane i kishte kryer të tre zëvendësimet.

Pas 5 minutash ai u rikthye në fushë duke i shpjeguar trajnerit çfarë i kishte ndodhur. Zidane qeshi ndërsa në konferencën për shtyp shpjegoi gjithçka edhe për gazetarët. “Ramos, thjesht e bëri në brekë. Gjëra që ndodhin”. Edhe vetë mbrojtësi me një postim në Instagram pranoi atë që kishte ndodhur duke shkruar: “Kur natyra të thërret…”.

SHKARKO APP