Sesion shkencor, “Labëria në 70-vjetorin e çlirimit të atdheut”

Më pas, Prof. Dr. Paskal Milo theksoi se “të gjithë historianët duhet të ndërgjegjësohen për shkrimin e historisë me fakte dhe argumente, të cilat nuk mungojnë në arkivat shqiptare dhe ato botërore”. “LANÇ ishte një luftë civile, pasi ishte një luftë drejtuar pushtuesve dhe ishte nacionalçlirimtare sepse në rrafsh kombëtar shqiptarët ishin të pushtuar dhe trojet e tyre duhet të çliroheshin”, u shpreh Milo.

Prof. Dr. Pëllumb Xhufi në fjalën tij theksoi se “lufta në Shqipëri ishte një provë e madhe përballë një çështjeje ndërkombëtare kundër fashizmit”. “U luftua për çështje kombëtare. Pushtimi fashist ishte akti i fundit i një të ardhmeje të vështirë me territoret e cunguara”.

“LANÇ nuk ishte një luftë civile, pasi një luftë e tillë nuk bëhet në një vend të pushtuar dhe ajo nuk ishte një luftë për pushtet”, theksoi Prof. Dr. Xhelal Xheçovi.

Nëndrejtori i Muzeut Historik, Dorian Koçi, ne mbyllje te sesionit me kumtesën e tij u shpreh se deklaratat e tri Fuqive Aleate janë dëshmi se që nga viti 1942 Shqipëria ishte njohur si pjesëtare e Koalicionit Antifashist.

Misionet Aleate në Shqipëri synonin të jepnin ndihmesë për organizimin, drejtimin dhe furnizimin me material të formacioneve luftarake shqiptare për angazhimin maksimal të forcave të qëndresës kundër nazi-fashistëve, të mblidhnin të dhëna për vendndodhjen dhe lëvizjet e forcave armike, theksoi ai.pushtuesit nazi-fashistë”. Në këtë sesion kumtuan figura të njohura të historisë dhe

 

SHKARKO APP