Sfida e zhvillimit të teknologjisë dhe ruajtja e të dhënave

Nga Agim Stringa*

 Takimi i XII i EUROSAI IT Working Group u zhvilluar në datat 11,12 dhe 13 Prill 2018 në Talin të Estoni-së, i cili kryesohet nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë. EUROSAI-ITWG është një nga grupet e punës më të mëdha të EUROSAI-t. Në këtë takim të rëndësishëm morën pjesë përfaqësues nga 36 SAI-e anëtare të EUROSAI, nga Gjykata Europiane e Audituesve si dhe nga GAO e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët janë pjesë e INTOSAI Working Group on IT Audit. EUROSAI-ITWG ka si qëllim të nxisë Institucionet Supreme të Audimit të Europës që së bashku të eksplorojnë ndikimet strategjike që vijnë si rezultat i zhvillimeve në fushën e teknologjisë së informacionit (IT), si në fushën e auditimit dhe në përdorimin e IT-së në administrimin institucional të SAI-ve.

Në datën 11 Prill 2018 u zhvillua seminari me temë “Control Environment: e-Estonia” organizuar nga SAI i Estonisë. Pjesëmarrësit në këtë seminar vizituan Ekspozitën e- Estonia ku u njohën me zhvillimet kryesore të Estonisë në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike dhe mekanizmat bazë të përdorura për digjitalizimin e shoqërisë, politikat dhe sfidat kryesore, si dhe shërbimet publike të ofruara nëpërmjet platformave elektronike në Estoni. Nëpërmjet përdorimit të gjerë të teknologjive të informacionit dhe digjitalizimit në shërbimet publike, Estonia kursen nga 2% – 6% të PBB-së në vit.

Përfaqësuesit e Autoritetit të Sistemeve të Informacionit të Estonisë parashtruan nevojën e shtrirjes dhe zhvillimit të IT, si dhe rritjen e sigurisë së të dhënave gjatë përdorimit të platformave digjitale në institucionet publike. Siguria Kibernetike po i tejkalon kufijtë e çështjeve teknike dhe po transformohet gati në çështje politike, duke pasur parasysh dhe zgjerimin e përdorimit të sistemeve të informacionit. Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia që ka për qeveritë që kërkojnë të aplikojnë qeverisjen elektronike e-GOV, hartimi dhe zbatimi i një bazë ligjore që rregullon përdorimin e IT në shërbimet publike, duke u siguruar që korniza ligjore të jetë në një hap me zhvillimet në këtë sektor. Ky diskutim u ndoq me shumë interes dhe vëmendje nga përfaqësuesit e KLSH pasi dhe Shqipëria ka një platform shërbimesh digjitale e-Albania. Evidentimi i risqeve në aplikimin e e-Lituanisë dhe e-Estonisë dhe rolin që SAI-t e këtyre vendeve luajnë në miradministrimin e tyre, parashtron para KLSH rëndësinë e zgjerimit të auditimeve IT në planin afatmesëm, në gjithë spektrin e-Albania dhe më gjerë, me një preriodicitet nga 2-4 vjet, referuar praktikave më të mira.

Në ditën e dytë takimi nisi me fjalën përshëndetëse të Kryetarit të SAI-t Estonez Z. Janar Holm, i cili uroi mirëseardhjen dhe shprehu kënaqësinë që takimi i XII i EUROSAI-ITWG u zhvillua në kryeqytetin Estonez, Talin, i njohur në Bashkimin Evropian si “smart city”, qyteti pararojë në aplikimin e qeverisjes elektronike në Europë. Ai bëri një pasqyrim të gjerë të përdorimit të teknologjisë IT dhe auditimit të saj në Estoni. Pas fjalës përshëndetëse të Kryetarit të SAI-t Estonez, u prezantua moduli CUBE për auditimet i ndertuar nga EUROSAI-ITWG. CUBE (Control Space for e-Government) është një modul i dizenjuar nga SAI-t pjesëtarë të EUROSAI – IT Working Group, për të thjeshtuar dhe konsoliduar auditimin IT. Synimi i këtij moduli është që të kthehet në një bazë të dhënash inteligjente për raportet e auditimit, prej të cilit mund të aksesohen lehtësisht auditimet e qeverisjes elektronike e-GOV.

Në ditën e tretë takimin e hapi Presidenti i SAI-t Polak, Z. Krzysztof Kwiatkowski. Në cilësinë e Presidentit të NIK-ut Polak, si drejtues i EUROSAI-ITWG, ai gjeti rastin të njoftoj pjesëmarrësit se ky grup u zgjerua edhe me 4 shtete, Armeninë, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Azerbajxhanin. Ai renditi sfidat e drejtimit të këtij grupi, për EUROSAI-n, nën shembullin e grupit të punës të INTOSAI-t. Në fjalën e tij ai përfitoi nga rasti të falënderojë KLSH-në, që u bë SAI i pilot në impementimin e Active Handbook të Auditimit IT. Z. Kwiatkowski i drejtoi një falenderim të veçantë GAO-s së SHBA-së të përfaqesuar në takim, në cilësinë e anëtarit të grupit të punës së INTOSAI-t.

Në vijim të takimit u bë një prezantim i detajuar i projektit për përdorimin pilot të “IT Active Handbook”, zhvilluar si pjesë e binjakëzimit midis SAI-t Polak NIK dhe KLSH-së. Ky projekt është asistuar nga ekspert të EUROSAI-ITWG nga Polonia, Portuglia dhe Estonia, vend pritës i këtij takimi. IT Active Handbook është ndërtuar bazuar në INTOSAI IT Audit Handbook. Në bazë të kësaj eksperience të suksesshme, pjesë e projektit të binjakëzimit ndërmjet KLSH dhe SAI-t Polak, modulet e testuara të Active IT Audit Handbook mund të aksesohen në faqen e internetit të EUROSAI-ITWG dhe përdoren nga pjestarët e EUROSAI në auditimet IT që zhvillojnë.

Përfaqësuesit nga SAI i Zvicrës, që ka drejtimin e nën-grupit të punës përgjegjës për zhvillimin e ITSA (IT Self Assessment) dhe ITASA (IT Audit Self Assessment), bën një prezantim në lidhje me rëndësinë e zhvillimit nga SAI-t të vetëvlerësimeve periodike në lidhje me përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe auditimin e saj. Përfaqësuesit e ECA (Gjykata Europiane e Audituesve) inkurajuan SAI-t të kryejnë këto vetëvlerësime. Sipas ekspertëve të EUROSAI-ITWG vetëvlerësimet IT(A)SA duhet të kryhen periodikisht çdo 2-4 vjet. Zhvillimet në IT do të ndryshojnë mënyrën se si auditohet. Si rrjedhojë kërkohet trajnim dhe edukim i vazhdueshëm i audituesve në lidhje me përdorimin dhe auditimin e IT.

*KLSH

SHKARKO APP