Sfida që po fikson gjithë Instagramin (VIDEO)

U bënë disa javë tanimë që gjëja e parë që shfaqet në ”Search-in” e Instagram-it është videoja e alienit jeshil që kërcën në mënyrën më fiksuese të mundshme.

”Dame tu cosita” është sfida më e re e rrjeteve sociale. Njerëzit përgjithësisht të veshur me jeshile marrin përsipër të kopjojnë lëvizjet që bën alieni i famshëm i cili qëndron gjithnjë në anën tjetër të videos.

Qëllimi është që lëvizjet e kërcimtarëve të jenë identike me atë të balerinit të çuditshëm jeshil. Duket se që prej fundit të muajit shkurt kjo lloj sfide po çmend të gjithë përdoruesit e Instagram-it.

Swiss Digital Desktop Reklama

Versioni i parë i kësaj krijese që kërcen po me këtë këngë është bërë në 2015-ën, por 3 vite më vonë erdhi super i përmirësuar dhe gati për tu kthyer në videon trend të momentit.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?