Shampanjë për të gjithë, i mbërrin fatura 150 mijë euro

Faturë e ekzagjeruar në lokalin e Flavio Briatore në Porto Cervo, Itali, për një manjat amerikan. Milioneri, me pushime në Nuova Sardegna, ka paguar plot 150 mijë euro, nga të cilat 2/3-at e pagesës ishin për shishe shampanje, gjatë fundjavës.

Amerikani i pasur ka porositur në tavolinën e tij një shishe “Mathusalem” di Cristal (gjashtë litroshe), me çmimin e 30 mijë eurove. Më pas erdhën në zonën privé dy karrige mbi supe në formën e piramidës, me 50 shishe Dom Perignon.

Ardhja e shisheve, u shoqërua nga kolona zanore e filmit “Rocky”, ashtu siç është tradita e lokalit. Manjati u tregua “bujar” edhe në drejtim të të pranishmëve të tjerë që ndodheshin atë natë në diskotekë, me “bulëza për të gjithë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shampanja u konsumua në dy mbrëmje, të cilat për amerikanin u përmbyllën me blerjen e një xhakete me lëkurë krokodili në butikun vendas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fatura finale ishte plot 150 mijë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?