Në SHBA duan Edi Ramën president

Përballimi i betejës me koronavirusin nga kryeministri Edi Rama ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore. Shumë liderë e marrin në telefon dhe e pyesin sesi ja bën që po mban një popull brenda në shtëpi dhe nuk u jep asnjë kokërr leku? Kryeministri ende nuk ua tregon sekretin, por u thotë të konsultohen privatisht me Arben Ametaj.

Pas intervistave për sportin, pikturën dhe jetën private që dha kulmin e krizës së koronavirusit në Itali, kreu i qeverisë po shihet me admirim dhe nga amerikanët.

Sondazhet e fundit në median e SHBA thonë se shumica e amerikanëve do të donte të kishte Edi Ramën president. Kjo ide duket se është përkrahur dhe nga një pjesë e politikës në SHBA, pasi kujtojnë me nostaligji kohën kur Edi Rama ishte i vetmi lider botëror që doli në CNN dhe shau me libër shtëpie presidentin e SHBA-së, Doland Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime nga Kryeministria thonë se nuk dinë detaje për ofertën, pasi zyrat e qeverisë tani janë në Surrel. Por shtojnë se kryeministri ose siç i pëlqen të quhet tani “babai i kombit” po mendohet edhe pse ka kundër Elisa Spiropalin, Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën që nuk pranojnë asnjë baba tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rubrika satirike “Vipa dhe Rripa”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?