SHBA – Vdes vajza e Whitney Houston, Bobbi Kristina Brown

 

Bobbi Kristina Brown, vajza e legjendës së muzikës pop, Whitney Houston dhe këngëtarit Bobby Brown vdiq në moshën 22-vjeçare, njoftoi dje stacioni televiz amerikan ”Entertainment Tonight”.

“Ajo më në fund prehet në paqe në krahët e Zotit. Falenderojmë të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen e treguar në këta muaj”, deklaroi familja Houston në një komunikatë për ”Entertainment Tonight”, një emision televiziv amerikan.

Brown u gjet pa ndjenja në vaskën e banesës së saj më 31 janar në Atlanta dhe që prej atëherë ndodhej në gjendje kome.

Ajo u transportua në një spital më të specializuar në Xhorxhia një muaj më parë, pasi gjendja e saj u përkeqësua.

Vdekja e Bobbi Kristina Brown mendohet se lidhet me një overdozë, sipas një burimi të cituar nga ”Entertainment Tonight”. Edhe Whitney Houston u gjet pa jetë në dhomën e saj të një hoteli në Los Anxheles në vitin 2012, në rrethana të ngjashme me të bijën./

SHKARKO APP