Shefi i Apple: Të qenurit gej është dhurata më e bukur që Zoti më ka dhënë

Katër vite me parë, Tim Cook u bë drejtori i parë i një kompanie të madhe që doli hapur si homoseksual.

Biznesmeni thotë se është i lumtur me vendimin e tij.

“Jam shumë krenar për këtë,”-tha shefi ekzekutiv i Apple në një intervistë për CNN. “Të qenurit gej është dhurata më e bukur e Zotit për mua.”

Cook doli hapur më 30 tetor 2014.

Orientimi seksual i tij ishte folur gjerësisht edhe pse Cook nuk e kishte konfirmuar publikisht.

“Dola hapur në publik pasi fillova të merrja histori nga fëmijët që lexonin online se isha homoseksual,“-tha ai.

Miliarderi tha se i vinin email-e dhe letra nga fëmijë që thonin se ishin braktisur, dhunuar ose abuzuar për shkak të orientimit seksual.

Cook tha se ishte person shumë privat, por mendoi se ishte shumë egoist duke qëndruar i heshtur mbi identitetin e tij, kur mund të ndihmonte njerëzit duke dalë hapur.

“Më duhet të bëja diçka për ta,”-sqaroi biznesmeni. “Doja ti demostroja fëmijëve gej se mund të jenë homoseksualë dhe të bëjnë punë të mëdha në jetë.”

SHKARKO APP