Shën Valentini erdhi, ja disa ide si duhet të visheni dhe të dukeni mahnitëse

Edhe një ditë na ndan nga Shën Valentini, dhe ju nuk keni vendosur akoma se çfarë do të vishni? Ndiqni këto këshilla dhe partneri nuk do ua heqë sytë për asnjë sekondë të vetme.

Ju mund të vishni një fund trecereksh dhe do të dukeni mahnitëse. Një i tillë me pala dhe në ngjyra pastel do të duket bukur jo vetëm gjatë ditës, por edhe në mbrëmje nëse ke bërë plan të dalësh me partnerin. Kombinoje me një palë taka, një bluzë të këndshme ose një t-shirt për t’u dukur me casual.

Do të dukesh elegante dhe e ëmbël? Atëhere pink është ngjyra klasike për Shën Valentin. Një fund i hollë e i gjatë pink do të jetë perfekt për një mbrëmje jashtë. Kombinoje me një pulovër të lirshme me ngjyra pastel.

Do të bësh diferencë? Epo zgjidhja është ngjyra e kuqe. Kombinoje atë me një ngjyrë më neutrale për të qenë më klasike.

Nëse je ndyshe nga shumica, nuk do vishje kurrë pink apo të kuqe për Shën Valentin, pse nuk provon të zezën? Do të kesh patjetër të njëjtin sukses, sidomos nëse e kombinon me një xhaketë lëkure të zezë.

Padyshim që aksesorët nuk duhet të mungojnë tek ju. Aksesorë si kapelë, varëse e ҫantë, të shtojnë elegancën nëse i kombinon me pastel.

SHKARKO APP