Shën Valentini ndihet me këto poezi nga Bukowski

14 shkurti po afron, dhe më mirë se të blini cokollata apo lule, lexoni disa nga poezitë të të ndjera nga Charles Bukowski. Ai është i paturp, i sinqertë brutalisht, i drejtpërdrejtë dhe s’ka frikë nga reagimet. Bukowski mund të shkruajë vetëm atë që ndjen vërtet, përndryshe duket false dhe kjo vihet re në poezitë e përmbledhura në “On love” (Mbi dashurinë).

Ky libër është gjithë gjërat që duam të themi, por ngjajnë klishe të shëmtuara. Autori bën magjinë e tij dhe ndjesitë tona më të thella, janë tani poezi të vlerësuara.

Bukowski flet për ekzaltimet e dashurisë, epshit dhe dëshirës. Duke alternuar mes të qenit i fortë dhe i butë, i ndjeshëm dhe i ashpër, Bukowski shtjellon dashurinë e vërtetë, me gjithë narcizmin dhe egoizmin e saj dhe rrjedhimisht gëzimin dhe fuqinë e vërtetë.

“On love” të bën të ribiesh në dashuri me dashurinë dhe prandaj është perfekt për Shën Valentin. Prandaj e zgjodhëm librin e kësaj jave. Fatkeqësisht nuk është përkthyer në shqip. Në PDF e lexoni KËTU

SHKARKO APP