Shenja e horoskopit tregon çfarë mëkati bën

Mëkatet e rënda mund të jenë përkufizuar si baza e mëkateve të tjera në botë. Pra, mëkatet më të dënueshme që një person mund të bëjë, sipas mësimeve biblike. Ju prezantojmë mëkatet e mëdha me të cilat janë lidhur shenjat e zodiakut:

Zemërimi:

Ky mëkat drejtohet nga Marsi dhe përfaqësohet nga Dashi dhe Akrepi. Personat që udhëhiqen nga planeti Mars e shfaqin këtë difekt bashkë me mizorinë dhe padurimin. Aftësia e të përdorurit të agresivitetit është gjithashtu një instrument.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kopracia:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky mëkat drejtohet nga Saturni, ndaj bie mbi Bricjapin dhe Ujorin. Virtyti që i kundërpërgjigjet këtij mëkati është mirënjohja.

Përtacia:

Ky mëkat drejtohet nga Hëna, ndaj është mëkat që i takon Gaforres. Njerëzit që në kartat e lindjes kanë Hënën si planet udhëheqës, paraqesin këtë difekt.

Mëndjemadhësi:

Ky mëkat drejtohet nga dielli, ndaj bie mbi shenjën e Luanit. Njerëzit e lindur nën këtë shenjë e manifestojnë mëndjemadhësinë bashkë me vanitetin dhe arrogancën.

Epshi:

Ky mëkat drejtohet nga Afërdita, planeti që udhëheq Demin dhe Peshoren. Njerëzit e lindur nën këto dy shenja, shfaqin në mënyra të ndryshme atë që quhet edhe ‘mëkati i mishit’.

Zili:

Ky mëkat drejtohet nga Mërkuri dhe astrologjikisht përkon me shenjat e Binjakëve dhe Virgjëreshës. Këto shenja kanë  këtë ‘difekt’ bashkë me gënjeshtrat.

Grykësia:

Ky mëkat drejtohet nga Jupiteri, që përkon të udhëheqë edhe shenjat e Shigjetarit dhe Peshqit. Shërimi në këtë rast do ishte të dinin si të frenonin në kohë dhe të kufizoheshin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?