Shenja e horoskopit tregon se çfarë ju ngre humorin

Dashi- Sfidat

Nuk ka asgjë që mund ta gëzojë një Dash më shumë se sfidat e përditshme. Janë të parët që hidhen në bast, që hapin një lojë të rrezikshme. E adhurojnë adrenalinën dhe risinë.

Demi- Pushimi

Demi e ka të nevojshme paqen. E dashuron ndjesinë e relaksit dhe qetësisë, kohën për të menduar dhe analizuar. Prandaj Demët duan të kenë gjithmonë një axhendë të qëndrueshme, ku të përfshihet patjetër edhe koha e relaksit.

Binjakët- Bisedat

Nëse nuk flasin, Binjakët duan patjetër të lexojnë, shkruajnë mesazhe apo edhe artikuj në blogje. Nuk ka gjë që Binjakët ta shijojnë më shumë se vënia e imagjinatës në lëvizje, kurioziteti dhe ideja se mund të thonë diçka interesante në bisedë.

Gaforrja- Një përqafim i ngrohtë

Gaforret nuk duan asgjë më shumë në botë se ndjesia se dikush i çmon, i do, kujdeset për të. Vetë Gaforres i pëlqen t’i ndihmojë të tjerët e të kujdeset për ta, por e kërkon këtë edhe tek ata. Është shenjë tejet familjare; lumturia e Gaforreve varet nga siguria që i krijohet.

Luani- Komplimentat

Nëse komplimentoni një Luan, e keni bërë automatikisht të lumtur. Luanët e adhurojnë ndjesinë e të qenit “ylli” i situatës, edhe kur janë në prapaskenë. Janë mbretër dhe janë të vetëdijshëm, por e kanë shumë të rëndësishme që edhe të tjerët ta dinë e t’ua thonë. Veçse nëse i përkëdhelni në këtë aspekt, do të jenë shumë besnikë e mbrojtës ndaj jush.

Virgjëresha- Mirënjohja

Virgjëresha ka instiktin e të ndihmuarit të të tjerëve, nuk i thonë kurrë “jo” dikujt që ka nevojë të ndihmohet. Por që të vijojë ta bëjë këtë, duhet t’i vini në dukje inteligjencën, pasi kjo e motivon shumë. Po ashtu, për Virgjëreshat, është shumë e rëndësishme mirënjohja, t’u thoni që janë miq të mirë.

Peshorja- Harmonia

Si një shenjë në kërkim të ekuilibrit, Peshorja nuk para e pëlqen sfidën, luftën, kërkon harmoni mes të gjithëve. Nuk është altruiste, përkundrazi, thellësisht egoiste; nuk mund të ndihet mirë në një ambient jo të qetë. Është shenja “avokat i djallit”, sepse shpesh vihet në mbrojtjeje të të dyja palëve që mund të jenë kundra njëra-tjetrës.

Akrepi- Privatësia

Shenja më misterioze e horoskopit ndihet mirë dhe e mbrojtur sa më pak gjëra të dihen mbi të. Akrepi mund të ketë frikë nga informacionet që dalin për të, pasi ndihet i ekspozuar ndaj të tjerëve, madje nuk i pëlqen aspak ta kenë në dorë. Nga ana tjetër, për të barazpeshuar jetën e izoluar, do të ketë dikë që t’i besojë e të mund t’ia thotë të gjitha.

Shigjetari- Aventura

Njihet si shenja më aventuriere. Një Shigjetar do ta gjejë se s’bën mënyrën për të eksploruar diçka të re. Edhe nëse nuk udhëton dot, që është pasioni i madh i një Shigjetari, do të kërkojë të rrethohet nga njerëz të rinj interesantë, që të qeshin me shakatë e tij.

Bricjapi- Respekti

Nëse nuk ia bëni me dije se e respektoni nj? Bricjap, i hiqni një prej gjërave më të rëndësishme të jetës: statusin. Bricjapi jeton për statusin dhe bën gjithçka që të arrijë aty ku do, ndaj ta respektoni, është më e pakta që mund të bëni.

Ujori- Të qënit i veçantë

Një Ujor kërkon të jetë dhe është ndryshe, unik. Për të është e rëndësishme që të tjerët ta dinë këtë. Ata jetojnë me standardet e veta, pa u ndier aspak të detyruar të jenë pjesë e rrymës. Nga ana tjetër, adhurojnë të bëjnë biseda të thella, mbi aspekte të pamenduara, nga të cilat mund të zbulojnë gjëra të reja dhe mbi të gjitha, të ndihen interesantë.

Peshqit- Vetmia

Kjo shenjë kaq e ndjeshme dhe kaq ëndërrimtare nuk mund ta zhvillojë imagjinatën e pakufi në mes të zhurmës. Të qënit vetëm është diçka e domosdoshme për ta, sepse duan të mendojnë. Po kështu, vlerësojnë shumë praninë e atyre që i kuptojnë thellë, pa qenë e nevojshme të flasin.

SHKARKO APP