Shenja nën efektin erotik të Afërditës… Parashikimi i yjeve nga Meri

Parashikimi Astrologjik dt 29 Dhjetor

Si thoni të fantazojmë sot një udhëtim në ishullin e Krishtlindjeve që ndodhet në Oqeanin Indian dhe është zbuluar në prag Krishtlindjesh në vitin 1643 nga Kapiteni Williams Mynores?

Ky ishull ka kaluar shume peripeci derisa në luftën e dytë Botërore u pushtua nga Japonezet dhe u bë pjesë më pas e Singaporit për të ardhur në ditët tona ku Anglezët ja dhuruan Australisë.

Kjo do të thotë që gjera të vogla në dukje kanë vlera të mëdha.

Asgjë më shumë se një Afërdite që po i afrohet Diellit nuk ka rendësi këto ditë. Ajo sapo i ka shpëtuar hijerëndësisë së Saturnit dhe po buzëqesh në kahet e ngrohtë të Diellit. Ccdo kush që është afër Diellit do të ngrohet patjetër.

Dashi do vazhdojë me shumë kujdes në çlirimin nga detyrimet sociale për t’ju afruar lumturisë dhe suksesit.

Demi me hënën në shenjën e vetë do parapëlqejë dritën e saj së ngrohtësinë e Diellit, por nëse dëshiron pak diell duhet të udhëtojë më shumë mendërisht dhe fizikisht.

Binjaket do kenë takime të zjarrta pasiononte dhe çlirim ekonomik.

Gaforret as do ta mendonin se viti mund t’ju sillte një dhuratë shumë të shtrenjtë edhe tani në ditët e fundit të tij.

Luanët do jenë nën efektin dashamires dhe erotik te Afërditës, por ketë nuk do ta jetojnë me madhështi, por shumë thjesht.

Virgjëresha ka takime me persona shume të rëndësishëm me emër që do i ndryshojnë fatin për mirë.

Peshorja do ketë harmoni dashuri dhe siguri në një ambient familjar.

Akrepi do ketë dalje interesante në publik, joshje, takime shumë të këndshme dhe ide brilante.

Shigjetari do përjetojë çaste të këndshme ekonomike dhe siguria e tij do ndjehet si një dhuratë që i fal Viti.

Bricjapi do ketë rreth vetes persona të këndshëm njerëz që i përmirësojnë psikologjinë dhe i sjellin fat.

Ujori do jetojë çaste të ngrohta në jetën private do jetë madje nën efektin e frymëzimit dhe pasionit.

Peshqit do kenë një takim romantik, dalje të këndshme, argëtime, festime dhe mbi të gjitha qëllime të bukura.

SHKARKO APP