Shenjat e zodiakut më të prirura për krime

Kërkuesit shkencorë mbi sjelljen e njerëzve në varësi të shenjës së tyre të horoskopit  kanë kryer studime mbi kriminelë të njohur për dekada të tëra dhe tani kanë një përfundim  i cili tregon llojin e krimit që mund të kryejë personi sipas shenjës së horoskopit.

Ky nuk është vetëm një këndvështrim astrologjik, por edhe historik që tregon se cilat  janë shenjat më ‘’të rrezikshme’’ të zodiakut.

Lexojini dhe shini nëse vërtet përkojnë me personat që njihni:

GAFORRJA është shenja që zë vendin e parë për rekorde kriminale pasi njihen si vrasës pasionantë. Ata tentojnë të vrasin shumë herë dhe lënë shenja dalluese në trupat e viktimave të tyre në mënyrë që të dallohen nga vrasësit e tjerë. Këta vrasës shihen zakonisht si mendërisht të pa shëndetshëm.

DEMI shihet zakonisht si i përfshirë me ‘pastrim parash’, pasi shpesh shihen si persona të zgjuar dhe e shijojnë krimin e tyre pa ndërhyrjen e të tjerëve.

SHIGJETARI është shenjë që njihet për shkathtësinë e vet. Njerëzit e lindur nën këtë shenjë janë hajdutë, grabitës dhe vjedhës të veprave të artit. Zakonisht ata nuk i lëndojnë viktimat e tyre, vetëm në rast se do u duhet ta bëjnë një gjë të tillë.

BRICJAPËT përfshihen në krime të organizuara dhe zakonisht janë më sadistë se Akrepët.

VIRGJËRESHAT njihen si hakersa dhe vjedhës.

PESHORET janë zakonisht të korruptuar.

PESHQIT përfshihen në krime që lidhen me tregtinë e drogës.

BINJAKËT nuk njihen për krime seriozë, pasi zakonisht njihen për hajdutë dhe grabitës të veprave të artit.

LUANËT kanë tendencë të bëjnë krime për të rënë në sy, por nuk bëjnë krime të papërfillshme.

AKREPËT konsiderohen si vrasës me pagesë, pasi janë gjakftohtë.

UJORI shihet si batakçi dhe haker, pasi janë shumë manipulatorë.

DASHËT janë gjaknxehtë por nuk i zgjat shumë inati. Mund të krijojnë konflikt shumë thjesht, por nuk shkojnë deri tek vrasja. Gjithsesi, më mirë të mos e trazoni ujin!

SHKARKO APP