Shenjat që tregojnë se je lidhur me një narcisist

Nëse partneri të bërtet gjithë kohën, të kritikon dhe nga ana tjetër nuk të toleron ta kundërshtosh apo ti japësh këshillë, janë shenjtat më të dallueshme që tregojnë se ai është narcisist.

Rreth 6% e popullsisë në Britani kanë çrregullime të narcisizmit, që prek më shumë meshkujt sesa femrat, sipas studimit të publikuar në Journal of Clinical Psychiatry. Doktor Gene Beresin, një psikolog klinik nga Kalifornia na tregon të gjitha shenjat se si të dallojmë nëse partneri që kemi është narcisit, ose edhe një mik.

Sipas tij diagnoza zyrtare bëhet vetëm nga ekzaminimi i psikologut, por ai shtron disa shenja që duhet t’ju shqetësojnë.

Nëse partneri të bërtet gjithë kohën, të kritikon dhe nga ana tjetër nuk të toleron ta kundërshtosh apo ti japësh këshillë, janë shenjtat më të dallueshme që tregojnë se ai është narcisist. Rreth 6% e popullsisë në Britani kanë çrregullime të narcisizmit, që prek më shumë meshkujt sesa femrat, sipas studimit të publikuar në Journal of Clinical Psychiatry.

Doktor Gene Beresin, një psikolog klinik nga Kalifornia na tregon të gjitha shenjat se si të dallojmë nëse partneri që kemi është narcisit, ose edhe një mik. Sipas tij diagnoza zyrtare bëhet vetëm nga ekzaminimi i psikologut, por ai shtron disa shenja që duhet t’ju shqetësojnë.

Ata duan të flasin vetëm për veten e tyre. Bisedat gjatë natës më së shumti sillen vetëm rreth arritjeve, suksesit dhe interesave të tij/ saj. Beresin thotë se ata mërziten kur ti fillon të flasësh për veten dhe ndryshon subjektin e bisedës. “Ata janë dëgjues të mirë, por vetëm kur flitet për to dhe dëshirat e tyre”.

Duan ti lavdëroni herë pas herë. Duan të jenë në qendër të vëmendjes dhe duan t’jua vini në dukje të gjitha gjërat e mira, në çdo kohë, si në shtrat e deri tek takimet me shoqërinë.

Janë poshtërues ndaj njerëzve të tjerë. Egocentrikët shpesh fiksohen mbi aspektet negative të jetës së njerëzve të tjerë. Edhe miqtë e tyre të ngushtë dhe anëtarët e familjes nuk mund të kursehen nga gjykimi. Narcisistët shpesh mendojnë se mund të bëjnë një punë më të mirë se të tjerët, gjë që përforcon besimin se ata kanë gjithmonë të drejtë.

Janë tepër të ndjeshëm dhe reagojnë shpejt dhe ashpër. Kur nuk plotësohen nevojat emocionale të narcisistit, reagimi i tyre është i frikshëm. Kërkojnë që tu thuash më fal, që të zbuten.

Të bën të ndihesh keq për veten. Mos prit që të bëjë të lumtur, ata janë shumë kritik dhe përpiqen të të bëjnë të ndihesh e padobishme.

Narcisistët kanë momente kur duken tepër të mirë në fillim. Mund të jetë simpatik dhe i dashur, por e gjithë kjo mund të shndërrohet në një çast. /Tirana Post/

SHKARKO APP