“Shërbime të fshehta të huaja pas helmimit të nxënësve në shkollat e Shqipërisë”
Helmimi i nxënësve të shkollës së mesme në Fier u trajtua këtë të mërkurë në emisionin “Ju flet Moska” në Rtv Ora.
Kastriot Myftaraj analizoi shkaqet e mundshme që kanë sjellë këtë situatë sot në Fier, por edhe në shkolla të tjera të vendit më herët.
Myftaraj: Rasti i përsëritur i helmimit të nxënësve të shkollave me lëndë helmuese të panjohura është vënë re së fundmi në Fier në mënyrë të përsëritur,por më parë ka ndodhur masivisht dhe në shkolla të tjera, në Bulqizë disa herë, në Postribë të Shkodrës. Përsëri këtu janë dhënë shkaqe se helmi ndodhi me ushqime të përdorimit të shpejtë, në rastin e shkollës në Postribë. Por këtu ka vend për dyshim të arsyeshëm se këto janë rastet më të bujshme që kanë ndodhur dhe jo të gjitha rastet. Nuk jetojmë më në një vend të lirë nga kuptimi i informacionit. Një pjesë e madhe e njerëzve mendojnë mirë para se të bëjnë një postim. Këtu të krijohet përshtyja, mendimi , pse jo dhe bindja se këtu kanë dorë shërbime të fshehta të huaja. Nuk mundet që në një shtet si Shqipëria ku këto gjëra nuk ndodhin kurrë, nuk kanë ndodhur në 1997. Dikush po i luan fijet në prapaskenë. Të gjitha këto janë pjesë e një skenari për ta zbrazur Shqipërinë, ikni se po ju helmojmë.