Shërbimet e fshehta serbe nisin procesin e skanimit tërësor të Shqipërisë

Emisioni “Ju flet Moska” në RTV Ora e nisi këtë javë me një projekt nga shërbimet e fshehta serbe të cilat kanë nisur procesin e skanimit të Shqipërisë.

Në analizën e tij, gazetari Kastriot Myftaraj shprehet se nga ky skanim, mblidhen informata nga të gjitha fushat e sektorët në Shqipëri duke filluar nga politika, ekonomia, ushtria e policia.

Kastriot Myftaraj: Historinë e shtetit shqiptar që në krijimin e tij ka pasur disa raste ku janë shfaqur disa projekte federale të maskuara me emër të ndryshëm për bashkimin e Shqipërisë me Serbinë, Jugosllavinë. Sa herë që dalin projekte të tilla, kanë dalë në periudhën midis dy luftërave botërore por shfaqet dhe tani një projekt i kamufluar trashë me emërtimin e bashkimit të Ballkanit Perëndimor, minishengen. Vetë Presidenti Vuçiç thotë se është Jugosllavia e dikurshme pa Kroacinë dhe Slloveninë por me Shqipërinë. Një Jugosllavi më e konsoliduar se ajo e para. Ne nga historia dimë se në situata të tilla, ka pasur një veprimtari intensive nga shërbimet sekrete serbe apo jugosllave për të skanuar Shqipërinë në tërësi, për të marrë informatat e duhura për të kontrolluar vendin tonë. Këto skanime janë bërë në të gjitha fushat, sektorët, politikë, administratën shtetërore, ushtri e polici, ekonomi, financë, shërbimet sekrete shqiptare. Janë bërë disa herë këto skanime në vitet 20 dhe në vitin 48. Dhe sot kur jemi në situatën kur Serbia ka përsëri rradhën për të bërë një projekt të tillë është e sigurt që shërbimet e fshehta të këtij shteti janë vënë në punë për të bërë punën e tyre. Se këto janë shtete që punojnë strukturat paralelisht. 

Për më shumë shikoni videon e emisionit të plotë ne Ora News:

"Ju flet Moska" - Shërbimet e fshehta serbe nisin procesin e skanimit tërësor të Shqipërisë

SHKARKO APP