Sherr në mes të rrugës, fituesja e Miss Universe Albania: Mosha bën të vetën

Trejsi Sejdini është vajza që fitoi kurorën e “Miss Universe Albania 2018” dhe do përfaqësojë vendin tonë në Amerikë. Ajo është përmendur gjatë në rrjetet sociale për të kaluarën e saj, ku bëri bujë një video ku shfaqet duke rrahur një djalë së bashku me miqtë. E ftuar në emisionin “Vizioni i pasdites”, ajo shpjegoi se në moshë të vogël bëhen edhe gabime.

“Jam thjesht 18 vjeçe, një moshë shumë e brishtë dhe e vogël për të qenë një person me shumë eksperienca jete. Studioj në shkollë, kaloj kohën time të lirë në një kurs ku mund të mësoj diçka më tepër për shkollën. E kam dashuruar modelingun që në fëmijëri. Shqipëria nuk është një vend që të jepet mundësi e mirë për të qenë modele kështu që mendova Miss Universe Albania është mundësia më e mirë për të vazhduar karrierën jashtë. Miss është një femër më e brishtë, krenare sesa modele të cilat janë pak të hedhura. Edhe unë kam qenë e hedhur deri para pak kohësh se mosha bën të vetën dhe kemi bërë gabime në mënyrën sesi i kemi përdor fotot, por në Shqipëri po nuk u kritikove një çik…”, tha Miss-i.

SHKARKO APP