Sherr në studio/Pastori: Isha në bregdet kur ndodhi horrori në Kombinat! Gazetari: Vonesa jote më…

Pastori Fitor Muça ka pranuar se i njihte motrat Josifi dhe nënën e tyre Zhaneta, të cilat besonin tek ringjallja. Në një lidhje me Skype në studion e ‘Shqipëria live”, Muça tha se vajzat në fjalë, para gjashtë vitesh frekuentonin kishën Rilindja që drejtonin ai, por që më pas janë zhdukur, Sipas Muçës, vajzat e kanë frekuentuar këtë kishë për më shumë se tre vite e gjysmë, ndërsa më pas jan shkëputur prej saj në mënyrë të papritur dhe pa i thënë gjë askujt. ”Po, i kam njohur vajzat. Frekuentonin prej më shumë se tre vitesh e gjysmë dhe para gjashtë vitesh u shkëputën. Nuk i thanë gjë askujt. Shoqeve u thonin që kemi drejtim tjetër”. Më pas, fjalën e mori Bledi Mane, i cili u shpreh se ka lexuar se vajzat hoqën dorë nga kjo kishë pas pakënaqësive që kishin nga pastori Muça. “Pastor, pas pesë ditësh tollovatjesh, ju gjeni kohën dhe dilni në publik, vetëm kur ju përmendet emri. Ndërkohë që ju, si person që i njihni vajzat nga afër, i keni trajtuar për aq vite, duhet të kishit nxituar të dilnit të jepnit deklaratë. Vonesa juaj më bën të dyshoj”.

Pjesë nga debati

“Të dyshosh për çfarë”,- ndërhyri moderatorja Erjona Rusi.

“Një kishë është një komunitet dhe jeton me hallet e besimtarëve”,- tha Mane

“Më lejoni”– tha pastor Muça.

“Të lutem Bledi ta lejojmë të flasë,”- tha Rusi.

“Atëherë, makineria e palës funksionon në mënyrë të shkëlqyer. Më lejoni të flas sepse ju jeni në studio ndërsa unë jam këtu jashtë”,– tha Fitor Muça.

“Hajde pastor, merr makinën dhe hajde”,– tha Bledi Mane.

“Atëherë, ngjarja ka ndodhur ditën e enjte. Unë kam qenë me pushime në Vlorë. Në darkë, mrr një mesazh nga një person i kishës që më pyet nëse i kam parë lajmet. Pastaj më sqaroi se bëhej fjalë për vajzat që kishin qenë në Kishën tonë. Nëse një person largohet nga kisha, nuk ka më autoritet mbi atë person dhe nuk mbajmë përgjegjësi për ta. Është sikur një fëmijë të largohet nga shtëpia”,- tregon pastori.

“Atëherë pastor më lejoni…në një tjetër intervistë keni theksuar se nëse vajzat do të kishin frekuentuar kishën ku jeni ju do të ishin gjallë sot, në të kundërt ndodhi kjo. Çfarë fshihet?”,- tha Erjona Rusi.

“Duhet të jetë një dorë e fuqishme, një mendje dhe një zë që imka stopuar nga vërteta që i futi në qorrsokkun e asaj që quhet përjetësi. Është e pamundur…Unë kam cituar median dhe portalet. Janë portalet që kanë thënë se i vizitonin njerëz me kostum. Një pastor i një kishe që frekuentohet nga 500 njerëz, nuk mund të kontrollojë se çfarë bën çdonjëri prej tyre”,- përfundoi Muça.

SHKARKO APP