Shërues të shpirtit! Mjekët kreativë dhe të buzëqeshur, ‘luftojnë’ koronavirusin me kërcim (VIDEO)

Është ndoshta situata më e vështirë në jetën e një mjeku, të luftojnë me një sëmundje, e cila mund t’i bëjë ‘prenë’ e rradhës.

Misioni i tyre është tashmë jo vetëm të shpëtojnë të tjerët, por edhe të mbrojnë veten nga Covid-19, i cili ka rritur frikshëm shifrat e të prekurve në të gjithë botën.
Heronjtë e kësaj lufte janë mjekët dhe ndonëse ndodhen në çdo moment të rrezikuar, ata nuk e kanë humbur për asnjë moment pozitivitetin duke përcjellë optimizëm te të gjithë. Krahas punës së tyre, ata janë përpjekur që brenda mureve ku luftojnë për të shpëtuar jetë, sjellin mesazhe optimizmi edhe nëpërmjet këngës ose kërcimit.

Shërues të shpirtit! Mjekët kreativë dhe të buzëqeshur

SHKARKO APP