Shëtitorja e Lezhës del jashtë funksionit, 30 milionë lekë “shkojnë në lumë”
Shëtitoren buzë Drinit në Lezhë siç duket ka nisur që ta mbulojë bari ndërsa ata pak njerëz që e frekuentojnë u duhet që të mbyllin hundët kur kalojnë si pasojë e erës së rëndë që shkakton lumi Drin.
Parmakët rrethues prej druri janë hequr, ndërsa një pjesë e shëtitores është zhytur në errësirë prej një viti për shkak të vjedhjes së kabujve të ndriçimit.
Punimet e dobëta papërgjegjeshmëria nga ana e qytetarëve por dhe mungesa e vëmendjes nga autoritetet lokale kanë bërë që shetitorja të shkojë deri në këtë gjendje.
Duket se 30 milionët e investuara nga qeveria shqiptare po “mbyten” dalë ngadalë në lumin Drin.