Shfaqja, dukja dhe thelbi

Nga Andon Dede, Nju York

Kështu, të vendosura së bashku, ato na kujtojnëdisa kategori filosofike, si pasojë e përdorimit figurativ të kuptimeve bazë: dy të parat kanë të bëjnë me paraqitjen e jashtëme të sendeve dhe fenomeneve, kurse etreta shpreh anën e brendëshme, të domosdoshmen, të qëndrueshmen e tyre. Ato janë në një lidhje dialektike dhe secila mbart një lloj informacioni rreth tjetrës, por kurrsesi nuk janë e njëjta gjë. Detyra e çdo studjuesi, analisti, gazetari apo dhe e çdo njeriu të zakonshëm është që, për të dhënë vlerësimin për diçka, duhet të njohë më parë thelbin, vlerën e vërtetë të njëfenomeni, sendi apo personi, ndryshe do të gabojë në marrëdhëniet që do të ndërtojë me ta apo dhe në veprimtarinë e tij të përditëshme. Si e tillë, njohja e thelbit përbën një domosdoshmëri për të shmangur shtrëmbërimet apo interpretimet e gabuara subjektive, qofshin ato të qëllimta apo jo. Dhe diçka tjetër: të mos ngatërrojmë shfaqjen me dukjen që shpesh i marrim për të njëjtën gjë. Jo, ato nuk janë sinonime. Ndërsa shfaqja është pasojë direkte e thelbit, dukja është paraqitje e njëanshme dhe e qëllimshme, për të lënë një përshtypje apo për të krijuar një ide tek të tjerët.

Por unë as që kisha ndër mend të merresha me trajtimin filosofik të tyre, por e bëra këtë hyrje për të qartësuar gjthë sa do të shtjelloj më poshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë Diktaturës që kaluam, në atë varfëri të skajshme, amvisat tona, si gjithë gratë e botës, kishin dëshirën e natyrshme njerëzore, që të paraqiteshin sa më mirë para mysafirëve të mundshëm, por mundësitë financjare i kishin aq të pakta. Dhe si e kishin zgjidhur këtë kontradiktë, fare të thjeshtë, por tepër të dhimbshme? Kursenin me sa mundnin, deri edhe në ushqimin e përditshëm, për të krijuar fondin e nevojshëm që të blinin një dhomë pritjeje: disa kolltuqe, një tavolinë mesi, një bufe e ndonjë pajisje tjetër. Kam njohur tërë ato gra, duke filluar nga koleget e punës, fqinjet e lagjes apo dhe miq e të afërm të tjerë, që kanë zbatuar formulën e mësipërme: krijonin atë dekor në dhomën e pritjes ndërsa mjediset e tjeralinin aq shumë për të dëshëruar, jo se nuk donin, por nuk mundnin. Të tjerë, burra e gra qofshin, ç’nuk bënin për të pasur njëveshje sado pak normale, të paktën për festa e sebepe të rastit…Por, të mos biem në mëkat: sakrifica e tyre s’kishte asgjë të përbashkët me snobizmin e sotëm, por qe një përpjekje e ndershme dhe e dhimbëshme për dinjitet. Të paktën të mos ngjallnin keqardhje tek të tjerët se mëshira të vret!

Swiss Digital Mobile Reklama

Mu kujtua kjo dukuri tek dëgjoj përditë deklaratat e kryeqeveritarit të vendit dhe megafonëve të tjerë të tij, për sukseset dhe arritjet e kësaj maxhorance, paçka se treguesit social-ekonomikë, jo vetëm nga opozita dhe një pjesë e analistëve që nuk iu bëjnë iso qeveritarëve, por dhe nga institucionet më serioze e autoritare ndërkombëtare. Kur ua përmend këto fakte e të dhëna, ata të përmendin të ashtuquajtuën “rilindje urbane”, qendrat  apo “dhomat e pritjes” së qyteteve, nisur me Tiranën. Unë nuk jam në gjendje të them se sa e si janë ndryshuar apo “rilindur” ato, në të mirë të qytetarëve, por një gjë e them me siguri të plotë: sikur ç’të jetë bërë me to e në to, nuk e përligjin atë gjendje të mjerueshme të shumicës dërrmuese të popullit që mezi ngrys ditët, javët e muajt e vitit. Vetëm pak ditë më parë, Banka Botërore e renditi Shqipërinë me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon, ku, një e treta e popullsisë jeton me më pak se pesë dollarë në ditë. Edhe më dramatike paraqitet gjendja në fshat. “Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe, – sqaron një specialist i çështjeve sociale, – përderisa qeveria do të vazhdojë të investojë për fasada e shatërvane dhe jo për ata sektorë që ndikojnë direkt në mirëqënien e popullit”.“Asnjë investim serioz nga buxheti i shtetit, por thjesht makiazh dhe buzëkuq fasadash, shatërvanesh e palmash”, – pohon një tjetër.

Por ne nuk kemi nevojë që dhe për varfërinë të na sqarojnë të huajt, kur populli vetë, me përjashtime të pakta, përballet me të kudo e përditë. Për këtë është shkruar e folur aq shumë sa do të qe humbje kohe të zgjatemi më tej. Mjafton të kujtojmë ngjarjet e fundit në Kukës, grevat e naftëtarëve në Fier e Ballsh apo të minatorëve të Bulqizës, protestat e banorëve të Shkodrës, Lezhës e më tej që, pa likujduar pasojat e përmbytjeve të kaluara iu shtuan edhe ato të këtij viti…

Për ta mbyllur: ndërsa të parët meritojnë respekt në sakrificat që bënin për sadopak dinjitet, pushtet-mbajtësit e sotëm, me atë që kanë në krye, duke u përpjekur të na mbushin mendjen për të kundërtën e gjendjes reale, nuk meritojnë veçse përbuzje e neveri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?